PERMET/ Atmosfera e mrekullueshme e ditës së verës.

3

“Përveç detit kemi gjithçka tjetër”. Kjo është shndërruar tashmë në logon identifikuese të Përmetit dhe në ditë si kjo e sotmja, duket më e vërtetë se kurrë.

Dita e verës në Përmet është festuar në mënyrën e vet më të mirë, ku për të dytin vit rradhazi u organizuan aktivitete me rastin e kësaj dite. Pjesë e organizimeve ishin qytetarët e shumtë të ardhur jo vetëm nga Përmeti dhe rrethinat e tij, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sheshi kryesor i qytetit ishte pushtuar nga vizitorët që nuk nguruan të bëheshin pjesë e aktiviteteve. Stendat me produktet artizanale dhe gatimet e veçanta të Përmetit i gjeje të pranishme kudo ditën e sotme.

Fëmijët argëtoheshin duke parë nga afër këndin e blegtorisë, ku ishte inskenuar jeta fshatareske, ndërsa në sfond shëtitjet nëpër stenda shoqëroheshin nga tingujt e muzikës përmetare dhe asaj moderne.

Veçantia e kësaj dite ishte dhe panairi i kulinarisë ku të pranishmit mund të konsumonin produktet e përgatitura nga duart e amvisave përmetare kundrejt shumave simbolike, ndërsa bashkia e qytetit kishte krijuar mundësinë e vendosjes së tavolinave në qendër të sheshit ku të gjithë mund të pushonin në shoqëri të miqve dhe familjarëve.

Përmeti po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Dhe siç thonë edhe vetë përmetarët, aty mund të gjesh gjithçka tjetër, përveç detit.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ