Golgota shqiptare, tërheqja e ushtrisë sërbe përmes Shqipërisë

3

Nga Sadik Bejko

Pas pushtimit të Serbisë gjatë Luftës së Parë Botërore (në muajin tetor të vitit 1915 ajo ra në duart e ushtrive gjermane, austro-hungareze dhe bullgare) ushtria serbe u tërhoq përmes Shqipërisë, një ngjarje që quhet dhe Golgota shqiptare (serbisht: голгота Албанска). Gjatë këtij marshimi të zgjatur, shumë nga 240,000 serbët e tërhequr kanë vdekur nga të ftohtit, nga uria, nga sëmundjet, kanë rënë dhe në duart e fiseve shqiptare.

Fushata serbe në Shqipëri 1912-1913. Lufta ballkanike.

Në fund të vitit 1912, Mbretëria e Serbisë kishte zënë pjesën më të madhe të territorit të populluar shqiptar deri në bregdetin e Adriatikut. Gjatë përpjekjeve për të aneksuar tokat, ushtria serbe kishte kryer krime të rënda kundër popullsisë lokale shqiptare. Për të hetuar krimet, Carnegie Endowment për Paqe Ndërkombëtare ka formuar një komision të posaçëm, i cili ishte dërguar në Ballkan në vitin 1913. Duke mbledhur prova mbi situatën në zonat shqiptare, Komisioni arriti në përfundimin:
“Shtëpi dhe fshatra të tëra janë kthyer në hi, popullsia e paarmatosur dhe e pafajshme është masakruar në masë. Akte të pabesueshme të dhunës, të plaçkitjes dhe të brutalitetit të çdo lloji – të tilla ishin mjetet që ishin pëdorur dhe ende ishin duke u ushtruar nga ushtarët serbo-malazez, me synimin për të transformimuar karakterin etnik të gjithë rajoneve të banuara ekskluzivisht nga shqiptarët”.
(Nga Raport i Komisionit Ndërkombëtar për Luftërat Ballkanike)
Qeveria serbe i mohoi raportet për krime lufte. Gjatë luftës, propaganda serbe kishte shprazur një fushatë të fortë anti-shqiptare. Këto ngjarje kontribuan shumë në armiqësimin e popullatës lokale shqiptare ndaj ushtrisë serbe.

Fushata serbe në Luftën e Parë Botërore

Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një student serbo- boshnjak, anëtar i Të Rinjve Bosnjakë, vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, Franz Ferdinandin e Austrisë, në Sarajevë, Bosnjë. Objektivi politik i vrasjes ishte për t’ia kthyer Serbisë provincat Austro-Hungareze mbetur jashtë nga Perandoria Austro-Hungareze. Vrasja shkaktoi një zinxhir ngjarjesh që përfshinë Rusinë dhe fuqitë e mëdha evropiane. Filloi një periudhë e manovrimit diplomatik midis Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës. Britania e quajti “kriza e korrikut’. Dëshironin që, më së fundi t’i jepnin fund ndërhyrjes serbe në Bosnjë dhe në Ballkan. Austro-Hungaria i dha ultimatum Serbisë në korrik, paraqiti një seri prej dhjetë kërkesash të bëra enkas të papranueshme, me qëllim provokimin e luftës me Serbinë. Serbia ra dakord vetëm për tetë nga dhjetë kërkesat dhe Austro-Hungaria i shpalli luftë më 28 korrik 1914.
Mosmarrëveshja midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë u shkallëzua në atë që njihet si Lufta e Parë Botërore, e cila përfshiu Rusinë, Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Deri në dhjetor 1914, serbët patën mbi 170,000 ushtarë të vrarë, të plagosur, të sëmurë apo të humbur. Deri në këtë kohë, ushtria serbe kishte arritur të sprapste tre mësymje austro-hungareze të njëpasnjëshme, ndaj komandanti austro-hungarez Marshalli Oskar Potiorek u shkarkua. Në fillim të vitit 1915, një shpërthim i madh tifoje filloi të bëj kërdi në të gjithë vendin, rreth 150.000 njerëz vlerësohet të kenë vdekur prej kësaj epidemie të tifos, një nga më të këqijat në historinë botërore.

Tërheqja

Më 7 tetor 1915, Mbretëria e Serbisë u pushtua nga një force e kombinuar gjermane dhe austro-hungareze. Më 14 tetor, bullgarët shpallën luftë. Me forca të mundura dhe shumë të pakta në numër, Marshalli serb Vojvoda Radomir Putnik më 25 nëntor 1915 urdhëroi një tërheqje të plotë të fuqisë ushtarake serbe për në perëndim te aleati Mali i Zi dhe drejt jugut përmes Shqipërisë neutrale. Koha ishte e tmerrshme, rrugët ishin të këqija dhe ushtria kishte në shpinë për ndihmë dhjetëra mijëra civilë, të cilvëve nuk u kishte mbetur pothuajse asnjë furnizim apo ushqim dhe ishin tërhequr së bashku me ushtarët. Moti i keq dhe rrugët e këqija punuan për serbët, gjermanët dhe bullgarët nuk mund të përparonin për t’i kaluar malet shqiptare, dhe kështu mijëra serbë të ikur nga vendi i tyre, ia arritën t’i shpëtojnë kapjes. Prapë, qindra mijë prej tyre humbën jetën për shkak të urisë, sëmundjeve, etjes, hipotermisë dhe për shkak të sulmeve nga forcat e armikut dhe të grupeve fisnore shqiptare.

Serbët të lodhur arritën në bregdetin Adriatik

Rrethanat e tërheqjes ishin katastrofike, vetëm rreth 155.000 serbë, kryesisht ushtarë, arritën në brigjet e detit Adriatik, dhe aleatët nisën anijet transportuese që e mbartën ushtrinë në ishuj të ndrys hëm grekë (shumë në Korfuz) përpara se të dërgoheshin në Selanik.
Në Korfuz do të jetë mbreti Peter i Serbisë, regjenti Aleksander, shumë udhëheqës politikë, komandantë ushtarakë, deputetë etj. Ata me karroca, me qerre të tërhequr nga dema, të ndihmuar dhe nga aleti i tyre Esad Pasha ia kishin dalë tej shëndoshë e mirë rrugës me borë e akull nëpër malet shqiptare.

Pasojat

Gjatë tërheqjes, rreth 200,000 serbë u zhdukën në malet shqiptare; por shumë e kanë humbur jetën dhe kur mbërritën në ishullin grek të Korfuzit. Për shkak të humbjeve masive të jetëve, tërheqja e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri, konsiderohet nga serbët si një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e kombit të tyre.
Të mbijetuarit e tërheqjes ishin dobësuar në mënyrë të tilllë saqë mijëra syresh vdiqën nga lodhja disa javë pas shpëtimit. Kampet kryesore për rikuperim të ushtrisë ishin në ishullin e Korfuzit (një kontigjent u dërgua në Bizerte (Tunizi), shumë prej refugjatëve civilë u pranuan nga Franca), të sëmurët, ata që ishin duke vdekur, kryesisht ushtarë, u trajtuan në Vido për të parandaluar epidemitë. Materialet e pakta ndihmëse të Aleatëve, në kushtet e vetëm dy objekteve të improvizuara mjekësore, këto për shumicën e pacientëve në ishull rezultuan në një normë të lartë fatale vdekshmerie. Për shkak të zonës së vogël në ishull dhe për shkak të tokës shkëmbore, shpejt u bë domosdoshmëri që t’i varrosnin të vdekurit në det (kufomat lidheshin me gurë për të parandaluar notimin). Më shumë se 5,000 serbë u varrosën një mënyrë të tillë, në ato që u bënë të njohura si Varrezat Blu (Plava Grobnica), në afërsi të ishullit grek të Vidos.

Përkujtimi

Ushtari serb Milutin Bojić shkroi një poemë të quajtur Plava Grobnica ose Ode për një Varr ne Detin Blu, për të përkujtuar shokët e tij të rënë. Së fundi, dhe vetë Bojić, i nënshtruar nga tuberkulozi, u varros në ” Varrezat Blu”, si shokët.

Filmat

“Gde Cveta Limun Zut” është film dokumentar i vitit 2006 në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur.

Letërsi.

Nikola B. Popović – “Srbi u Prvom svetskom Ratu” (Serbët në Luftën e Parë Botërore) Rastko Petroviq – “Dita e gjashtë” (serbisht: Dan Sesti / Дан шести)

Muzikë

Kreće se lađa Francuska – Këngë për Luftën e Parë Botërore, shkruar nga Branislav Milosavljeviç në Korfuz.
Tamo Daleko – Një këngë nostalgjike-patriotike serbe.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ