Dëmtohen rëndë dy automjete brenda gjykatës. Ja kush është fajtori

3

Dy makina që  ndodheshin të parkuara brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Vlorë janë dëmtuar rëndë.

Informacioni zyrtar i policisë së Vlorës saktëson se mjetet tip “Volksvagen” dhe “Hyndai”, në pronësi të Gjykatës së Apelit Vlorë, janë dëmtuar rëndë pasi një tendë e vendosur në ambientet e gjykatës është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

Tashmë me këtë çështje do të merret Prokuroria e Rrethit të Vlorës që do të shqyrtojë rrethanat për ngjarje aksidentale.

Por nuk do të duhet të lodhet shumë. Gjithë faji është i erës.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ