Historiku i festimit të Pashkëve

3

Pashkët  është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

Në krishtërimin perëndimor sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës së pesëdhjetë.

Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.

Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit.

Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas ekuinoksit të pranverës.  Ky sistem u fiksua përfundimisht në shek VI.

Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën.

Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 Marsit dhe 25 Prillit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ