Dëbohet mjekja e njohur gjirokastrite nga spitali, reagon deputeti Shehu

3

Deputeti demokrat i Gjirokastrës Tritan Shehu, ka reaguar për dëbimin nga Spitali Rajonal i mjekes Figali Kobuzi.

Zoti Shehu ka akuzuar për këtë veprim sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë Arjan Kraja ku e ka pushuar nga puna me urdhërin sipas deputetit të Gjirokastrës, tërësisht arbitrar.

Postimi në FCB i deputetit Tritan Shehu.

Skandal diskriminues ne spitalin e Gjirokastres.
Mjekja e vjeter, e mirenjohur, nefrologia Figali Bashari, hiqet nga puna e nxirret ne pension.
Kjo vjen ne baze te nje urdheri te Ministrise perkatese te derguar arbitrarisht nga Sekretari i Pergjitheshem i saj, Z.Arjan Kraja.
Dr. Figalia punon ne ate spital me profesionalizem te larte e devocion prej 37 vitesh, si nefrologe prej vitit 1990 dhe prej vitit 2006 ka organizuar sherbimin e dializes aty. Ka mbushur moshen e pensionit vetem ne tetor te ketij viti.
Mjekja ne fjale ka qene nje mbeshtetese e levizjeve demokratike ne Gjirokaster, gje qe sic duket perben shkakun e ketij nxitimi ekstrem per daljen e saj ne pension, ne nje kohe kur Spitali i Gjirokastres e ai Qark eshte boshatisur jo vetem nga mjeket specialiste, por edhe nga ata te pergjithshem.
Kjo ndodh nderkohe qe Rilindja deklaron se nuk do te nxjerre mjeket aktive ne pension, per shkak te gjendjes katastrofale aty e ne nivel vendi te numrit te tyre.
Nderkaq mjeke te tjere ne ate spital e Qark, pjese e strukturave te PS dhe e keshilltareve te saj bashkiake, vazhdojne te jene ne pune e aq me shume te mbulojne disa funksione, megjithese kane mbi dy vite mbi moshe pensioni.
Ky eshte nje diskriminim i vertete per ata qe punojne e perpiqen cdo dite ne sherbim te institucioneve te tyre shendetesore, gje qe ka ngjallur indinjaten e revolten e kolegeve dhe personelit ne ate spital.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ