Përfundon Konkursi “Festat Lokale”, shpallen 21 festa fituese, 3 të tilla në qarkun Gjirokastër

3

Gjatë edicionit të dytë të aktivitetit “South Outdoor Festival – Himara 2018”, organizuar nga GIZ këtë fundjavë në Vuno, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe e Mjedisit shpallën 21 festat fituese, që do të mbështeten nga këto institucione, gjatë tre muajve në vazhdim.

21 festat fituese do të zhvillohen në 21 nga fshatrat e përzgjedhura të programit “100 fshatra”, duke synuar kështu rifreskimin dhe zgjimin e potencialeve të fjetura të traditave dhe dokeve tona, promovimin e turizmit kulturor dhe rural, ushqimin dhe mbi të gjitha prodhimet tona tradicionale.

Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi promovimi i një dimensionit të ri, i një infrastrukture të re alternative, për të bërë turizëm në Shqipëri, është rruga më e mirë, për t’u dhënë mundësinë, si turistëve të huaj dhe atyre shqiptarë, të shijojnë traditën e mrekullueshme të Shqipërisë.

“Iniciativa jonë për festat lokale, nuk tenton të marrë rolin dhe misionin që bashkitë kanë për të organizuar jetën sociale kulturore, ekonomike në zonat e tyre, por është vetëm një “provokim”. Është vetëm një ngacmim i nervit të zhvillimit të fshatrave dhe qyteteve tona”.

Konkursi “Festat lokale” i cili u hap para 3 javëve, kishte për qëllim zgjimin e aktiviteteve në fshat, duke bërë protagoniste, festat lokale, si një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale, për krijimin e një dimensioni te ri të një turizmi shqiptar dhe për të bërë të njohura zonat tona. Në këtë kompeticion, numri i aplikantëve arriti në 63, ku morëm pjesë bashki së bashku me shoqata dhe organizata të ndryshme.

Më poshtë lista e festave lokale në Qarkun e Gjirokastrës:

14 gusht – Gatimet e gjysheve, Kosinë, Përmet

6 -7 qershor – Festivali i Pan-it, Nivicë, Tepelenë

15 gusht – Divani Lunxhiot, Dhoksat, Gjirokastër

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ