Matura 2018- Datat kur do të zhvillohen provimet

3

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka shpallur datat e provimeve të maturës shtetërore 2018. Referuar udhëzimit të ndryshuar të publikuar ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare”, lëndët dhe datat e provimeve do të jenë:

  1. Gjuhë e huaj (D3) – 4 Qershor 2018
  2. Gjuhë shqipe dhe letërsi – 8 qershor 2018
  3. Matematikë (D2) – 13 Qershor 2018
  4. Provime me zgjedhje (Z1/Z2) – 20 Qershor 2018.

Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, kurse provimet me zgjedhje 3 orë dhe secili prej tyre do të nisë në orën 10:00.

Sipas udhëzimit, testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, ku 13 prej tyre janë kërkesa me përgjigje alternative dhe 12 pyetje janë me zhvillimit. Vlerësimi maksimal i testit është 50 pikë. Ndërsa, testi për provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, ku 10 janë me alternative dhe 10 me zhvillim dhe vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.

Maturantët të cilët do të japin vetëm njërën nga lëndët me zgjedhje, do ta fillojnë provimin në orën 11:30 deri në 13:00. Sa u takon maturantëve mbetës, ato mund t’i rijapin provimet në sesionit e dytë sipas udhëzimit.

Brenda datës 2 qershor 2018, DAR/ZA-të duhet të marrin nga shkollat e maturantëve mbetës të vitit shkollor 2017-2018 dhe t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik Matura online.

Teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi greke” për shkollën e mesme pedagogjike të pakicës kombëtare greke do të përgatitet nga DAR Gjirokastër.

Ndërsa, teza e provimit “Gjuhë dhe letërsi italiane” për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane përgatitet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Italisë dhe provimi do të zhvillohet më datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.

Teza e provimit “Gjuhë frënge” për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-franceze përgatitet nga Ambasada Franceze dhe provimi do të zhvillohet më datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ