Aksident automobilistik në Memaliaj, lëndohet 59 vjecari

3

Aksident automobilistik në Memaliaj lëndohet pasagjeri.

Mesditën e djeshme në kryqëzimin e qytetit Memaliaj, janë përplasur dy automjete përkatësisht mjeti tip “Peugeot” me targa AA460RJ me drejtuese L.M 29 vjeçe banuese në Memaliaj dhe mjeti tip “Audi” me targa AA769EY me drejtues Y.R 57 vjeç, banues në Memaliaj.

Si pasojë e kësaj përplasjeje është lënduar pasagjeri që ndodhej në bordin e Audit G.B 59 vjeç banor i Memaliaj.

Menjëherë ai është transportuar për në Spitalin Rajonal të Gjirokaster ndërkohë që rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ