VIDEO/Zhvarrimet e ushtarëve grekë, Dule akuzon Ramën për vonesë të këtij procesi

3

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule shprehet për herë të parë lidhur me procesin e zhvarrimeve të ushtarëve grekë në zonën e jugut të rënë gjatë luftës italo-greke në kuadër të Luftës së Dytë Botërore.

Procesi i zhvarrimeve i nisur në fund të muajit janar të këtij viti, po vijon me intensitet të plotë në parcelën e hapur në fushën e fshatit Dragot në Tepelenë dhe do të vijojë më tej në lokacione të tjera në Qarkun e Gjirokastrës.

Sipas Dules, ky proces është celur me vonesë nga ana e qeverisë shqiptare dhe për këtë zoti Dule bën fajtor kryeministrin Rama i cili e ka zvarritur këtë iniciativë e cila duhej të kishte filluar para pesë viteve.

Këto deklarata zoti Dule i ka bërë pas një takimi me strukturat e PBDNJ në Gjirokastër një ditë më parë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ