VIDEO/Gjirokastra cel sezonin turistik, kryebashkiakja Rami e presidenti Meta urojnë sukses e begati

3

Gjirokastra çeli sot zyrtarisht sezonin e ri turistik shoqëruar me panairin e përhershëm të kulinarisë dhe atizanatit, si dhe promovimin e disa operatorëve turistikë në zonë. I pranishëm gjatë kësaj dite, presidenti Ilir Meta nuk hezitoi të bëhej pjesë e këtyre organizimeve duke kërcyer edhe valle tradicionale në Qafën e Pazarit.

Ndërkohë në fjalën celëse të ceremonisë së sezonit të ri turistik, kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, ka uruar një verë të begatë për të gjithë dhe në mënyrë simbolike së bashku me presidentin Meta, ka shpërndarë lule për tregtarët dhe vendosur vazo me lule tek parmakët e Pazarit Karakteristik.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ