LUFTETARI ”rremben” BARAZIMIN

3

Luftetari e ka mbyllur javen e 34 me barazim ne Kukës. Megjithese te ”sakatuar” prej mungesave para dhe gjate ndeshjes, gjirokastritet munden te tregonin ”dhembet” e tyre te mprehte, sidomos ne pjesen e dyte. Pjesa e pare foli pergjithesisht per kampionet ne fuqi, ku munden te shenonin dy here ne minutat 12 dhe 37 me anen e Dzarias. Te ndodhur ne disavantazh te dyfishte, gjirokastritet ”shperrthyen” 10 minuta pasi kishte filluar pjesa e dyte e ndeshjes. Ishte Lamce ne minuten e 55, ku pas nje pasimi te sakte te Shkurtaj ngushton rezultatin ne 2-1. Me pas, Xhekson ne te 77 minute me nje gjuajtje te priret ne te majten e sulmit gjirokastrit e con rezultatin ne barazim 2-2. Kaq mjaftoi qe Luftetari te merte fryme lirisht duke u afruar edhe me prane objektivit Europian. Tashme kur duhen edhe dy jave nga perfundimi i kampionatit, Luftetari vazhdon t’a shohe veten ne vendin e trete me 53 pike i ndjekur nga Partizani dhe Laci me 50 pike. Javen e ardhshme gjirokastritet presin ekipin korcar ne stadiumin Gjirokastra.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ