Transportonin klandestinë afganë, prangosen në lagjen Cfakë

3

Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve.
Vihen në pranga dy fierakë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë arrestuar në flagrancë Serxhjo  Koxhaj 32 vjec dhe Kadri Lapi 50 vjeç të dy nga Fieri.

Arrestimi i tyre ndodhi pasi mesnatën duke u gdhirë e hëna, Koxhaj u kap në flagrancë në lagjen Cfakë, duke transportuar tre klandestinë afganë në bordin e automjetit Mercedes Benz me targa AA935FC, ndërsa shtetasi Lapi me automjetin Mercedez Benz, me targa AA607RI, kontrollonte territorin.
Materialet në ngarkim tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që mbi ta rëndon vepra penale e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ