Po diskriminohen egjiptianët, apeli alarmues i Gramoz Brahos kreut të PEISH

3

Posta Shqiptare, është vënë në qendër të sulmit nga ana e kreut të PEISH Gjirokastër Gramoz Braho.

Përmes një statusi në rrjetin social FCB, zoti Braho i cili mban njëkohësisht edhe postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, fajëson Postën Shqiptare e cila sipas tij po lajthit duke i mohuar punësimin pjestarëve të komunitetit egjiptian në Gjirokastër.

Si shembull zoti Braho ka sjellë rastin e njëqytetari gjirokastrit pjesë e këtij komuniteti i cili pati aplikuar për punësim cka anomalia është e qartë në filialin e Postës Shqiptare në Gjirokastër. Për këtë rast zoti Braho ka kërkuar nga pushteti socialist të mos vijojë lojën e ndyrë për të përdorur gjithnjë, komunitetin egjiptian për afera politike.

Statusi i plotë i Gramoz Brahos.  

Kur Kryeministri po trumpeton me të madhe për një shërbim cilësor në Shqipëri, posta Shqiptare po lajthit duke i mohuar në mënyrë direkte punësimin njerëzve të Komunitetit Egjyptian. Një shkresë nga drejtoria e Burgjeve e cila minimalisht do 15 ditë të mbërrijë pasi qytetari ka aplikuar çuditërisht ka 50 ditë dhe ende nuk ka mbërritur. Mos bëni politikë me Gjirokastrën dhe me njerëz të komunitetit me këtë pushtet të kapur ne kryegabim nga të gjitha anët. Si Kryetar i P.E.I.SH. në Gjirokastër njëkohësisht dhe si nën/kryetari i Këshillit Bashkiak Gjirokaster, i bëj thirrje mediave drejtorisë përkatëse të shërbimit të reagojnë menjëherë në lidhje me këtë problem dhe spektrit politik në Gjirokastër i bëj thirrje të mos vazhdojnë lojën e ndyrë duke luajtur me fatet e Komunitetit Egjyptian!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ