Kanabizimi i Vendit nje nga Veprat me Kriminale

3

Nga Tritan Shehu

Kanabizimi i vendit ka qene e eshte nje nga veprat me kriminale e te rrezikeshme ne historine e ketij vendi, ndoshta me “gryrese” se dhe pushtimet e huaja vete.
Pushtimi me shkaterrues per nje popull e vend eshte pushtimi i tij nga Krimi e Korrupsioni, eshte kancer i vertete per cdo komb.
Pushtimet e huaja krijojne nje fryme patriotike, mobilizuese per tu cliruar, kjo ka ndodhur rendom ne historine tone.
Pushtimet nga Krimi e Korrupsioni krijojne jo vetem shtypje e varferi per shumicen dermuese, por dhe demotivim e pesimizem te thelle per te ardhmen, nje krize te vertete morale per nje popull te tere.
Fatkeqesisht kjo ka ndodhur midis nesh tashme, duke pasur ne themel Kanabizimin e vendit.
Kete po e shohim dhe e ndjejme cdo dite, e pame edhe sot perseri – nuk ka ku te shkoje me keq!
Pa dyshim, per keto aresye Epoka e Kanabizimit te vendit, organizuar e administruar nga shtetaret e tij, krijoi kete fatkeqesi kombetare, te parashikuar e kundershtuar qartesisht nga shume nga ne qe ne lindjen e saj, disa vite me pare.
Clirimi nga ky “pushtim” tashme nuk eshte as i lehte e as i shkurter, por i domosdoshem per tu arritur.

Fotografia e Tritan Shehu
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ