Zamira Rami konfirmon: Jam dhe do jem me LSI dhe jo me Ramën

3

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, shuan cdo hamendje apo diversion të ardhur nga media të ndryshme se ajo kalon, ka kaluar apo do të kalojë tek PS për të brakstisur LSI.

Indicia e këtyre mediave ka marrë shkas nga prezenca e zonjës Rami gjatë takimit të një dite më parë në Pallatin e Sportit ku gjendej në krahë të kryeministrit Edi Rama.

Zonja Rami spegon se vjen nga LSI, është pjesë e LSI dhe do të jetë edhe në të ardhmen pjesë e LSI duke sqaruar njëkohësisht se mbi interesat politike ka marrë përsipër për të drejtuar Bashkinë e Gjirokastrës, mbi interesat partiake.

Një ditë më parë disa media spekuluan se Rami kaloi në PS dhe si “argument” ishte prezenca e saj në takimin e të ashtuquajtur “llogaridhënie tek publiku” të organizuar nga Rilindja e Edi Ramës.

Më poshtë reagimi i plotë i kryetares së Bashkisë Zamira Rami.  

Të dashur bashkëqytetarë. Këto ditë kemi mysafir në Gjirokastër Kryeministrin e Shqipërisë dhe kabinetin e tij. Personalisht e quaj tepër të rëndësishme vëmendjen e tyre ndaj Bashkisë tonë pasi jo vetëm në kushtet e sotme, por gjithmonë, bashkëpunimi midis pushtetit qëndror dhe atij vendor, është vendimtar për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së komunitetit.
Personalisht kam ardhur në postin e Kryetares së Bashkisë si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe politikisht jam dhe do të jem pjesë e kësaj force, por mbi interesat politike unë kam marrë përsipër për të drejtuar Bashkinë, mbi interesat partiake unë kam vendosur dashurinë dhe përgjegjësinë për Gjirokastrën. Nga ana tjetër mendoj se nuk ka asgjë të keqe të përballesh me problemet e njerëzve dhe kur këtë e bëjnë bashkë, njëkohësisht të dy pushtetet nuk lënë vend për hamendje tek njerëzit, prandaj për këtë e falënderoj Kryeministrin që më ftoi të jem pjesë e panelit të llogaridhënies. Çfarë të mire do të kishte Bashkia dhe komuniteti i saj nëse unë do të sillesha ndryshe? Unë jam e qartë në veprimet e mia prandaj për të shuar të gjitha hamendjet e ngritura në disa media mbi takimet dhe të gjithë qëndrimin tim gjatë turit të Kryeministrit dhe Kabinetit Qeveritar, sqaroj se ato kanë të bëjnë, së pari me mikpritjen Gjirokastrite ku mysafiri nderohet dhe nuk i kthehen krahët dhe së dyti sepse vlerësoj se nuk ka më të rëndësishme se vëmendja e Qeverisë ndaj Gjirokastrës. Të gjitha hamendjet e tjera nuk kanë asnjë lidhje me qëndrimin tim.
Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ