FOTO/Komunistët përkujtojnë Kongresin e Përmetit, parrulla pro Enver Hoxhës dhe PK

3

Enveristët dhe komunistët janë vetorganizuar pa ndonjë ceremoni zyrtare shtetërore me rastin e 74 vjetorit të Kongresit së Përmetit. Parrulla, portrete të Enver Hoxhës dhe brohoritje në mbështetje të veprës së ish diktatorit komunist, kanë qenë prezente përgjatë ceremonisë së sotme përkujtimore me rastin e ngjarjes e cila hodhi themelet e para të krijimit të shtetit shqiptar të pasluftës.

Ceremonia e zhvilluar në qytetin e Përmetit, nisi me vendosjen e kurorave me lule në monumentin e partizanit të panjohur nga ana e organizatorëve të veprimtarisë, me rastin e 74 vjetorit të kësaj ngjarjeje historike. Asnjë prej personaliteteve shtetërore nuk kanë qenë në këtë tubim ndonëse ftesat tek ta ishin dërguar. Sipas tyre, ftesat u janë dërguar deputetëve të PS të Qarkut të Gjirokastrës, si dhe drejtuesve të Kuvendit Popullor. Askush prej tyre nuk kanë qenë prezent ndryshe si katër vjet të shkuara, ku ishte vetë ish kryetari i Kuvendit Popullor Ilir Meta, si dhe drejtues të lartë të PS dhe LSI.

Ftesat u janë përgjigjur vetëm drejtuesit e PKSH, PPSH dhe organizatave të veteranëve të LANC nga rrethet e Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Delvinës, Skraparit, Beratit, Vlorës etj. Prezenca e shumtë e idhtarëve të Enver Hoxhës dhe komunistëve, ka qenë e dukshme në momentet e para të zhvillimit të ceremonisë në qendër të qytetit me parrullat që evokojnë sistemin e dikurshëm dhe portrete të ish diktatorit. Më pas organizatorët kryesisht pensionistë, kanë bërë një vizitë në sallën ku u mbajt 74 vjet më parë kongresi i famshëm nga ku dhe u lëshuan deklarata mbështetëse ndaj ish sistemit si “Lavdi komandantit Enver Hoxha”, “Rroftë LANC”, “Rroftë PKSH” etj.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ