VIDEO/Festa e Luftëtarit për në Europa League

3

Debutimi i ekipit të Luftëtarit në kupat e Europës ishte një arsye me shumë për të festuar dje në Gjirokastër. Me stemën e Europa League në bluza, lojtarët u bënë njësh me tifozët në Pallatin e Sportit. Kristal Abazaj dhe Devji Bregu me vendim të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës janë nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami e pranishme në këtë ceremoni ka dhënë sihariqin për tifozët gjirokastritë që kishin mbushur shkallët e Pallatit të Sportit.

Të pranishëm kanë qenë deputeti i LSI Vangjel Tavo dhe Grigor Tavo presidenti i ekipit të Luftëtarit. Ky i fundit ka premtuar për tifozët e shumtë, ecuri spektakolare të Luftëtarit në sezonin e ri futbollistik duke synuar titullin kampion të vendit, madje objektiv edhe kalimin e play-off në Europa League.

Kristal Abazaj, Dejvi Bregu e Beqiri, kanë shprehur falenderimet e tyre për publikun gjirokastrit dhe presidentin Tavo si dhe Bashkinë e cila ka mbështetur financiarisht Luftëtarin në sezonin e sapo përfunduar.

Luftëtari i drejtuar nga Hasan Lika do të qëndrojë disa ditë pushim për t’u grumbulluar më 6 Qershor në pritje të shortit të Europa League.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ