Qeveria shqiptare në OKB: 25% e popullsisë në zona të varfëra pa infrastrukturë

3

Në Shqipëri 25 për qind e totalit të popullsisë jeton në lagja të varfëra në kushte jetese jo dinjitoze ku mungon infrastruktura dhe kushtet e strehimit janë mjaft të dobëta, sipas një raporti që qeveria shqiptare ka përgatitur për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në kuadër të realizimit të objektivave të mijëvjeçarit, agjenda 2030. Megjithatë, në krahasim me 10 vjet më parë, kjo përqindje është ulur ndjeshëm, teksa në 2006-2007 ishte 43.7%.

Synimi i OKB-së është që deri në vitin 2030 të sigurohet aksesi për të gjithë popullsinë me strehim të sigurt ku te funksionojnë shërbimet themelore infrastrukturore.

Sipas të dhënave të qeverisë shqiptare kjo përqindje e popullsisë është grupuar më së shumti në zonat informale të përfaqësuara nga objekte banimi ende të palegalizuara.

Lagjeve u mungon organizimi në shërbimet bazë infrastrukturore si, rrugët, kanalizimet dhe aksesi në shërbimet bazë publike arsim dhe shëndetësi.

Në Shqipëri pothuajse 81% e familjeve në zonat urbane marrin shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve, ndërsa në zonat rurale ky tregues është vetëm 50%.

Shtatë impiante për ujësat e zeza janë tashmë të instaluara në të gjithë vendin, por ato përpunojnë vetëm 10 për qind të sasisë totale të ujërave të ndotura të gjeneruara në Shqipëri.

Sektori i ujit vuan nga një fragmentim i thellë i detyrave dhe përgjegjësive në menaxhim dhe në politika, teksa mungon një strukture të qartë tarifore.

Objektivat e mijëvjeçarit kërkojnë përmirësim të kushteve të jetesës për të varfrit dhe veçanërisht romët, egjiptianët dhe personat me aftësi të kufizuara.

Komuniteti rom ende po përjeton nivele jashtëzakonisht të larta të papunësisë, e vlerësuar rreth 71%.  Më pak se një e katërta e romëve dhe egjiptianëve janë të punësuar dhe pabarazia gjinore është alarmuese. Vetëm 15% e grave rome dhe 13% e grave egjiptiane janë të punësuara me pagë.  Shumica e tyre punojnë në ekonominë informale, rrjedhimisht, ata nuk janë të regjistruar zyrtarisht në punësim dhe nuk janë të siguruar.

Shqipëria është pjesë të gjitha traktateve themelore të të drejtave të njeriut dhe ka bërë përpjekje të konsiderueshme në të drejtat e njeriut dhe forcimin e institucioneve, por çështje të tilla si, pabarazia gjinore, dhuna në familje, trafikimi i qenieve njerëzore dhe janë ende sfida për vendin, thekson raporti.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ