Eurobarometri – Sondazhi që hedh poshtë euforinë e Ramës për papunësinë

3

Pak ditë më parë qeveria shqiptare njoftoi me triumfalizëm se politikat progresiste të Rilindjes kishin bërë një kthesë të paimagjinueshme në uljen e kurbës së papunësisë. Vetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj doli në publik për të publikuar shifrën rekord pre1 12.5%.  “Modeli i ri ekonomik, rritje ekonomike me rritje punësimi, ai që ne nisëm së bashku në 2013-ën po funksionon” deklaroi ai.

Kjo eufori shpërtheu pasi INSTAT deklaroi për herët të parë se papunësia ishte ulur në minimumin historik.

Por gjithë këto lëvizje propagandistike janë vënë në dyshim pas publikimit të rezultateve të Eurobarometrit, një sondazh prmanent që teston gjendjen e vendeve anëatre të BE dhe njëkohësisht atyre kandidate për t’u pranuar atje.

Sipas sondazhit të fundit të publikuar këtë qershor papunësia mbetet shqetësimi kryesor i të gjithë shqiptarëve. Ajo jo vetëm rreshtohet si problemi i dytë ajo mbetet problem për gati 1/3 banorëve të vendit.

Të anketuarit janë pyetur se cilat janë shqetësimet kryesore me të cilat përballet vendi dhe një pyetje e veçantë se cilat janë problemet me të cilat ata përballen personalisht.

Lidhur me shqetësimet, me të cilat përballet vendi, 36% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar se çështja kryesore është situata ekonomike, përkundrejt 15% që është përgjigja për të njëjtën pyetje për mesataren e Bashkimit Europian.

Papunësia është shqetësimi i dytë,  që është cilësuar i tillë nga 34% të të anketuarve. Për Bashkimin Europian papunësia përbën problem për 25% të të anketuarve.
Shqetësimi i tretë shëndeti dhe siguria sociale me 22% të të anketuarve (23% mesatarja e BE).

Inflacioni (rritja e çmimeve) është cilësuar si faktor nga 20% e të anketuarve shqiptarë.
Në pyetjet që lidhet direkt me çështjet kryesore me të cilat ata përballen për momentin, 40% janë përgjigjur që shqetësimi më i madh i tyre është rritja e çmimeve/inflacioni dhe kosto e jeteës. Edhe kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29%.

E dyta është shëndeti dhe siguria sociale (21%, kundrejt 18% të BE) dhe e treta situata financiare e familjarëve tuaj, (20%, kundrejt 14% të BE).

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ