Bashkia Pogradec përgjigjet për tregun e Cërravës: Nuk plotëson asnjë kusht, veterinerët tanë prezent, duhet mbyllur, ne nuk ndërhyjmë dot

3

Bashkia e Pogradecit, është bashkia e parë që i është përgjigjur letrës për situatën e tregut të kafshëve të gjalla në Çerravë. Pak ditë pasi në kuadër të projektit “Tregjet e Kafshëve të Gjalla, si shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, të mbështetur nga Lëviz Albania, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, është përgijgur në lidhje me situatën e tregut të Çërravës, i cili ka qenë pjesë e monitorimit për kushtet dhe standardet që ka. Në letrën e tij, Z.Kapri pranon situatën e rëndë të këtij tregu, por siç spjegon ai, Bashkia Pogradec e ka të pamundur të ndërhyjë më tej, “pasi është pronë private”, por ajo çfarë bën në ditët e zhvillimit të tregut, është dërgimi i Mjekut Veteriner të Bashkisë. Z.Kapri, në letrëbn e tij shprehet se, Bashkia Pogradec ka tentuar të gjejë hapsirën e krijimit të një tregu të ri, por kjo ka qenë e maunder deri tani, ndërkohë që pranohet fakti, se ky treg nuk plotëson asnjë standard, përveç atij të largësisë nga qendrat e banuara, ndërsa konstatohen kafshë që lëvizin pa certifikata veterinare.

Ja përgjigjia e plotë e Bashkisë Pogradec, e firmosur nga kryetari Kapri, të cilin e falenderojmë për disponibilitetin e tij dhe përgjigjen e kthyer, e vetmja bashki deri tani që ka reaguar!

“Së pari ju falenderojmë për letrën e hapur drejtuar Kryetarit të Bashkisë Pogradec dhe disa Kryetarëve të disa Bashkive të tjera lidhur me funksionimin e tregjeve të kafshëve të gjalla dhe ju mirëkuptojmë për gjithçka ju trajtoni në këtë letër.

Lidhur me tregun e kafshëve të gjalla, Çërravë, po ju njohim me situatën e funksionimit të këtij tregu.

Ky treg ka rreth 20 vjet që funksionon një herë në javë, çdo të enjte. Është në pronësi private toka dhe aktiviteti i këtij tregu është privat, me 3 pronarë. Bashkia, çdo ditë pazari kryen shërbimin veterinar në këtë treg, ku është i pranishëm një veteriner dhe një veteriner  i autorizuar për leshimin e certifikatave, si dhe 2 policë bashkiakë saherë është e nevojshme,  por, duke qenë se tregu plotëson kushte minimale dhe shëbimi veterinar  i Bashkisë nuk mund të jetë në nivelin e duhur.

Kemi bërë kontrolle të përbashkëta me Shërbimin Veterinar rajonal dhe me policinë e shtetit kemi kontrolluar hyrje-daljet e mjeteve dhe të kafshëve dhe ka rezultuar që në përgjithësi  mjetet e transportit janë të pajisura me licenca transporti, kafshet nuk janë të gjitha të shoqëruara me certifikata veterinare dhe matrikuj, kemi bërë sensibilizimin që ky problem të rregullohet.

Përsa i përket plotësimit të standardeve, ky treg plotëson vetëm largësinë nga qendra e banuar dhe një rrethim jo të plotë, standartet e tjera janë ashtu si e keni përshkruar ju në letrën tuaj.

Duke qenë se, tregu ekziston në tokë private, Bashkia Pogradec nuk mund të ndërhyjë me investime apo të aplikojë për fonde për të plotësuar standardet, por ka bërë përpjekje të vazhdueshme per t’i detyruar pronarët për zgjidhjen e këtij problem, por pronarët kanë bërë vetem rrethimin e tregut dhe këtë jo të plotë, ata nuk kanë mundesi investimi dhe mesa jemi në dijeni, nuk kanë aplikuar për fonde. Pra, mungesa e standardeve sjell për pasojë mosfunksionim normal të sherbimit veterinar në treg.

Bashkia Pogradec është përpjekur për të gjetur një vend tjetër  publik, për të ndërtuar një treg të ri kafshësh, me të gjitha standartet që kërkon ligji, por nuk është gjetur një vend i përshtatshëm për këtë qëllim.

Derisa të ndodhë kjo, ne si Bashki do të përpiqemi për të përmirësuar punen tonë që nëpërmjet shërbimit veterinar të Bashkisë dhe policisë bashkiake, të forcojmë masat për kontrollin e hyrje-daljeve të kafshëve që ato të jenë të pajisura me certefikata veterinare dhe matrikuj, kontrollin e pajisjes së mjeteve me licensa përkatëse transporti, pastrimin  e dezinfektimin e tregut, por perspektiva e këtij tregu është mbyllja e tij dhe zgjidhja e këtij  problemi për Bashkinë e Pogradecit, do te jetë sipermarrja private, ashtu siç po ndodh në Bashkinë e Korçës”.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ