Përdhunoi një vajzë me aftësi të kufizuara, arrestohet përmetari i shpallur në kërkim

3

Një person i shpallur në kërkim për përdhunimin e një vajze me aftësi të kufizuara, është vënë në prangat e policisë së Këlcyrës.

I arrestuari është Flamur Bramati, 29 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, Përmet.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Përmetit në prill të vitit 2015 e ka dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Mësohet se pas abuzimit me një vajzë nga fshati i tij, e cila ishte me aftësi të kufizuara fizike, Bramati humbi gjurmët.

Pas disa vitesh në arrati, 29-vjeçari u arrestua pasditen e kësaj të marte, pas informacioneve të siguruar në rrugë operative për vendndodhjen e tij.

Dyshohet se gjatë kësaj kohe, ai ka qenë në emigrim në Greqi.

Në ngarkim të të dyshuarit për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Përmetit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ