Vetëm delet vazhdojnë të hanë bar edhe kur shoqes i pritet koka. Rasti i Teatrit dhe artistëve./Nga Rezart BEJKO

3

 

Vetem delet vazhdojne te hane bar edhe kur shoqes i hiqet koka.

 

Nuk kane faj, sepse nuk e kuptojne qe nje dite do t’i vije rradha kokes se tyre. Keshtu, edhe ne nje shoqeri pa nerv dhe ndergjegje nuk mund te presesh reagim masiv kunder vjedhjeve, krimeve dhe babezise se nje grushti qeveritaresh te panginjur. Me ligjin per teatrin, sot u konsumua nje nga krimet me te medha te kesaj qeverie. Proteste pati dhe njerez me dinjitet dhe ndergjegje reaguan, por kjo nuk mjafton. Opozita beri c’mundi por fuqia e saj kaq eshte. Sa per parlamentin shqiptar, ka kohe qe Shqiperia nuk eshte Republike Parlamentare. Ne nje republike parlamentare eshte Parlamenti qe kontrollon qeverine dhe ku kjo e fundit jep llogari per punet e saj. Kancelaret dhe kryeministrat kullojne djerse nga sikleti kur duhet te japin hesap para parlamentit. Natyrisht, kjo ndodh atje ku ka vertet demokraci dhe balance pushtetesh.Ne Shqiperi kemi ardhur ne fazen ku thjesht ka zgjedhje si formalitet sepse parlamentarizmi dhe demokracia ka vdekur. Shqiperia eshte sot nje Republike kryeministrore, ku te gjithe deputetet jane marioneta te kontrolluara nga nje kryeminister kryezullumqar. Pushtetet e tjera, me ne krye Gjykaten Kushtetuese, jane azgjesuar me kohe dhe me qellim te qarte. E them me bindje te plote se deputetet e maxhorances jane vetem nje grusht lepujsh, burra dhe gra pa dinjitet, pa ndergjegje, dhe pa shtylle kurrizore. A thua do te vdisnin per buke nese ne zgjedhjet e tjera nuk do ta kishin emrin ne listat e bera nga kryemafiozi dhe kryehorri Edvin Rama, nese do te cmendeshin per nje moment e t’i thoshin “jo” vjedhjes me kartonin e tyre. Kalimi ne menyre te paligjshme i ligjit te turpshem per vjedhjen e prones publike, sepse nuk behet fjale per Teatrin e ri, por thjesht per vjedhjen e prones publike, nuk do te jete akti i fundit i zullumeve te kesaj qeverie. Nderkohe, media e kontrolluar dhe tredhur qysh ne krye te heres vazhdon te fshehe edhe protesten, e jo me te jete nje instrument emancipimi dhe ne mbrojtje te interesit publik. Opozita, ndoshta, mund te ishte barriera e fundit, por nuk shoh ate dhe nuk dua te shoh ate si zgjidhje. Ne nje vend te emancipuar jane vete njerezit qe i vendosin kufirin te thana qeverive. Vetem perballja fizike eshte zgjidhje e vetme per ta shpetuar teatrin dhe pronen publike, por problemi jane njerezit qe nuk ua ndjen aq shume per teatrin sesa per ardhjen ne pushtet te partise. Nese mases se madhe te njerezve nuk i dhemb kjo vjedhje e hapur dhe e bere kaq trashe nepermjet ketij ligji ad hoc, atehere nuk ka opozite t’i kundervihet ketij pushteti kleptokratik kaq te fuqishem. Vetem protestat masive dhe gjenuine, jashte kontrollit politik, si ajo e kuksianeve, mund ta ktheje ne binaret e arsyes kete grup barbaresh. Me keqardhje them se kjo qeveri, me shume gjasa, e ka jeten te gjate perderisa ky popull nuk do te arrije te shohe pertej hundes se vet, pertej xhepit dhe interesit te vet imediat. Keqardhje per ata qe e dine se me ke kane te bejne sepse po vuajne dhe jane te frustruar qe “nuk kane nje grusht te fuqishem e t’i bien malit qe s’bezan.” Ata qe iu kundervune shembjes se teatrit dhe vjedhjes me kaq arrogance te prones publike, jane ndergjegjia e kombit dhe antikorpet e trupit te semure te Shqiperise, por jane shume pak per tu perballur me nje te keqe kaq te madhe. Nga ana tjeter, eshte nje turp i madh per ndonje figure te njohur te artit dhe kultures qe kishte ne dore te fliste por qe zgjodhi ose te rreshtohej krah vjedhjes se prones dhe shkaterrimit te Teatrit Kombetar apo edhe te heshtte. Sado artist apo shkrimtar i suksesshem te jesh, sado emer te madh te kesh, nese shet ndershmerine njerezore, vyrtitin dhe lirine per t’i thene gjerat ashtu sic jane,ne kembim te ndonje posti, tendin a te ndonje familjari, atehere je nje hic apo “nje humbes” i madh para ketij brezi dhe atyre qe do te vijne. Por, ne fund te fundit cdo popull meriton qeverine qe ka dhe eliten qe ka. Nga cilesia i brumit do te varet edhe cilesia e bukes. Ndoshta nje dite, shume vete do ta kuptojne se cfare po ngjet sot me vendin e tyre, por do te jete vone.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ