Deputeti Shehu, i nxjerr të palarat kryeministrit Rama për Bypassin e Tepelenës.

3

Pas publikimit të një video mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale nga kryeministri Rama që bënte fjalë për Bypassin e Tepelenës vlera e të cilit shkon mbi 2 milionë euro, ka ardhur edhe reagimi i deputetit demokrat të Gjirokastrës Tritan Shehu.

Për këtë të fundit, kryeministri Rama vijon me demagogjinë e vet që është produkti ekskluziv i kryeministrit shqiptar në prezantimin e të ashtuquajturave projekte në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Tepelenë.

Vetëm Bypass që nuk është projektvideoja e publikuar nga Rama sepse nuk emetohen ndërhyrje për ta quajtur të tillë.

Ka një riveshje me asflat dhe asgjë më tepër përkundrejt një rrethrrotullimi që për Ramën do të kryhet tek sheshi i Ali Pashës ndërkohë që rrethrrotulimi aty është.

Ka një trutuar përgjatë rrugës poshtë kalasë ndërkohë që trotuari aty egziston.

Ka mbjellje pemësh anës rrugës ndërkohë që pemë gjen me shumicë aty-shprehet deputeti Shehu e ndërkohë që kjo shikohet me syzet e tij 3D.

Zoti Shehu ka dhe një mesazh për Ramën ku meqënëse do të jetë në Tepelenë sot, të pyesë pak Tërmetin sesi po shkon kultivimi i kanabisit nga Tepelena deri në Vlorë.

Postimi i plotë në FCB i deputetit Shehu.

Kryeministri yne “surrealist” kërkon që shqiptarët ta shikojnë Shqiperinë, Tepelenën, Gjirokastrën vetëm nëpërmjet syzave të tij 3D!
Mbasi publikuat sot në fb tuaj një vizatim foshnjarak në 3D për të ashtuquajturin “by pass” të Tepelenës, jeni rrugës duke shkuar vetë aty për të mashtruar njerëzit…
Një By pass ky që vetem By pass nuk është.
Kërkoni të harxhoni shumë miliona Euro për disa riparime të rreth-rotullimit egzistues tek Sheshi “Ali Pasha”, për disa troture poshtë kalasë, që vetëm riparim u duhet, për një “riveshje” të rrugës 2 km e veshje me pemë të saj, kur aty pemë ka me shumicë etj si këto.
Ky qenka By Pass i Tepelenës i shpallur me shumë zhurmë nga ju disa muaj më parë, punimet e të cilit do fillonin prej kohësh!!!
Po rruga Kardhiq- Delvinë ku është, e keni deklaruar disa here në 3D?!
Dicka, kur t’i afroheni Fierit kujtohuni edhe për atë By Pass të vërtetë aty; e keni harruar prej 5 vitesh? Së paku na ngushëlloni me 3D!
Dhe së fundi, gjatë festës së sotme që do keni me Tërmetin, pyeteni atë se si po ecën tani kultivimi masiv i kanabisit, prej Tepelenës në Vlorë, duhet të jetë i mirëinformuar, e ka për detyrë edhe sipas ligjit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ