VIDEO/S.O.S. në varrezat e Memaliajt, nuk ka më vend për të vdekurit

3

Nuk ka më vend për të vdekurit në varrezat e qytetit të Memaliajt. Sipas drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë Memaliaj Bashkim Cela, mjaft herë shqetësimi u është përcjellë organeve më të larta shtetërore të cilat deri në këto momente nuk kanë marrë masa konkrete dhe për më tepër nuk kanë ofruar zgjidhje për këtë cështje mjaft të mprehtë.

Ezaurimi i këtij problemi të trashëguar prej vitesh, shikohet në akordimin e një fondi të vecantë i cili do të shërbejë për gjetjen e një trualli të përshtatshëm që të jetë patjetër brenda vijës së verdhë të qytetit. Njerëzit që tani janë të frikësuar në qytetin e minierës pasi thuhet se në rastin më të keq, të vdekurit do të varrosen në fshatra ku normalisht ende ka vende për prehjen e eshtrave.

Problemi i mungesës së vendeve për të vdekurit, është shfaqur këtu e dhjetë vjet të shkuara ku u hasën vështirësi serioze për gjetjen e hapësirave të reja brenda territorit të varrezave. Mjaft familjarë të të vdekurve, detyrohen që të grupojnë në një varr të përbashkët eshtrat e të parëve dhe kjo vetëm për këtë fakt.

Gjendja bëhet edhe më kritike kur mësohet se janë edhe 15 vende të lira për të vdekurit dhe pas ezaurimit të tyre, varrezës së qytetit do t’i vihet dryni. Megjithatë ka edhe nga ato familje që këtë cështje e kanë zgjidhur në fshatrat përreth, si fshatin Memaliaj fare pranë qytetit, Kashisht dhe Vasijar.

Gjithësesi të 15 vendet e ngelura bosh për t’u varrosur janë të fundit të cilat mbyllin përfundimisht të gjitha hapësirat e koridoreve ndërmjet parcelave në varrezat e qytetit. Për drejtorin e Punëve Pubike Bashkim Cela, shumë shpejt pritet të akordohet fondi nga qeveria për blerjen e parcelës në krahë të varrezave që është pronë private.

Vonesa është krijuar pasi private kërkon cmim më të lartë sesa ofron shteti, por megjithatë kjo pritet të marrë rrugën e zgjidhjes për pak ditë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ