Koha e keqe dëmton rrjetin elektrik në Tepelenë e Përmet, OSHEE përgjigjet në kohë

3

Koha e keqe ka bërë kërdinë me linjat e tensionit të lartë në Tepelenë, Memaliaj, Përmet e Këlcyrë.

Era e fortë e shoqëruar me rreshje të shiut që karakterizoi mbasditen e të hënës në Qarkun e Gjirokastrës, ka dhënë goditje të përqëndruar në Tepelenë dhe Memaliaj së bashku me rrethinat. Linjat e tensionit të lartë kanë pësuar dëmtime serioze dhe mjaft prej tyre kanë prekur në tokë cka është shoqëruar me mungesën e energjisë elektrike për banorët e fshatrave të njësive administrative të Qesaratit, Buzit, Luftinjës në Bashkinë Memaliaj, si dhe një pjesë e mirë e qytetit të Memaliajt.

Ndërkohë që e njëjta situatë ka qenë edhe në qytetin e Tepelenës, apo dhe në fshatrat e Lopësit dhe Kurveleshit, ndërsa i njëjti fenomen ka qenë prezent edhe në Përmet e Këlcyrë.

Kreu i OSHEE Rajonale Gjirokastër Robert Lili, shprehet për Jugunews.net se ndërhyrjet në rrjet janë përqëndruar pas kohës së keqe dhe po punohet intensivisht për rikthimin e energjisë së munguar në zonat e sipërpërmendura.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ