Dyshohet për 3 shqiptar të vdekur dhe 12 të plagosur, shqiptarët njihnin zonën dhe ikën të parët në det…

3

Tre shqiptar të vdekur dhe 12 të tjerë plagosur dyshohet se është bilanci paraprak përsa i përket emigrantëve tanë që jetojnë në vendin fqinj.

Zjarri shkatërrimtar që ka pushtuar zonën e Athinës duket se ka lënë pasoja të rënda edhe për shqiptarët.

Nga njoftime të tjera jo zyrtare mësohet se 3 shtëpi shqiptarësh janë shkrumbuar nga zjarri.

Ende nuk dihet zyrtarisht nëse trupi i gjetur në një makinë të shkrumbuar është i një shqiptari nga Tepelena ndërkohë që nga dëshmitë e shumta që vijnë nga Greqia ekziston frika se mund të ketë viktima të tjera pasi numri i të zhdukurve është akoma i lartë. Ndërkohë që ka dyshime edhe për 2 fëmijë shqiptarë të vdekur.

Ka njoftime se në restorantin ku vdiqën nga zjarri 26 persona ka patur shqiptarë të punësuar.

Nga dëshmitë e raportuara shqiptarët kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, pasi kanë qenë njohës të mirë të zonës, duke qënë se jetojnë aty edhe në dimër, dhe kjo i ka ndihmuar që të largohen përmes rrugicave dhe të dalin më shpejt në det.

“Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë” u shpreh për mediat nje emigrant shqiptar.

“Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen, është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy. Ato që hoqëm nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës”, është shprehur ai.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ