I riu në Memaliaj, bën “peshk” policin, arrestohet në vend

3

Një i ri ka bërë “peshk” policin e qytetit ndërkohë që ky veprim i ka kushtuar atij arrestimin.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Mamaliajt, kur Ernest Cela 22 vjec, ka qëlluar për shkak të detyrës, punonjësin e policisë M.H. 35 vjec.

Konflikti ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit dhe është parë nga shumë persona të cilët ishin dëshmitarë në vendngjarje. Burime nga vendngjarja, konfirmojnë për Jugunews.net se polici 35 vjecar, e kishte shkaktuar vetë konfliktin më parë i cili degjeneroi më pas me rrahjen e tij nga ana e 22 vjecarit Cela i cili sipas dëshmitarëve nuk kishte faj për ngjarjen.

Mirëpo në këto raste, viktima është gjithmonë në krahun e Policisë. Kaq ka mjaftuar që policia të arrestojë 22 vjecarin.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ