Indeksi i Ligjit dhe Sigurisë i Gallup: Shqipëria më e pasigurta në Ballkan

3

Më shumë se dy në çdo tre njerëz në mbarë botën thonë se kanë besim tek policia e tyre lokale (69%) dhe ndihen të sigurt të ecin vetëm gjatë natës në vendet ku jetojnë (68%). Por, situata nuk është e tillë në të gjithë shtetet. Sipas studimit të fundit të Gallup, me të dhënat e v itit të shkuar, një në tetë njerëz në botë (13%) thonë se u është vjedhur një pasuri atyre vetë ose një anëtari tjetër të familjes gjatë 2015 dhe 5% thanë se ishin sulmuar apo një pjesë e tyre kanë humbur jetën.

Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë. Sa më i lartë rezultati, aq më e lartë është përqindja e popullsisë që raporton se ndihet e sigurt. Ne jemi të fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët, në këtë listë kryeson Serbia e 82, Bosnja e Hercegovina e 80-a, Mali i Zi i 79-ti. Rezultati i indeksit për botën në 2017 ishte 81 nga 100 e mundshme. Tetëdhjetë e gjashtë vende shënuan rezultate më të ulëta se kjo mesatare, sipas raportit.

Vendet që shënuan më të larta apo të ulëta në indeks, mbetën të pandryshuara që nga viti 2016. Shifrat në mbarë botën tregonin për 97 në Singapor, që kryeson listën si më i sugurti, në më të ulëtën prej 44 në Venezuelë.
Në shumicën e vendeve të zhvilluara ekonomikisht me sundim të fortë të ligjit, shumica e banorëve thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm gjatë natës. Kjo përgjigje është pothuajse universale në Singapor në 94% dhe në krye të 80% në shumë vende të Evropës Perëndimore. SHBA është shumë më poshtë në listë, në 72%.

Raporti i Ligjit dhe Rendi Global i Gallup-it 2018 u ofron udhëheqësve një përditësim mbi progresin që vendet po bëjnë drejt arritjes së Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara “Për promovimin e shoqërive të drejta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse” dhe thekson ato vende që kanë nevojë për ndryshime të menjëhershme në termat e sigurisë./ Monitor

Shtetet me performancë më të mirë sipas indeksit Shtetet me performancë më të dobët sipas indeksit
Singapori 97 Bolivi 61
Norvegjia 93 Sierra Leone 61
Islanda 93 Botsvana 61
Finlanda 93 Republika Domenikane 60
Uzbekistani 91 Meksika 58
Hong Kongu 91 Afrika e Jugut 58
Zvicra 90 Liberia 56
Kanada 90 Gabon 55
Indonezia 89 Sudani 54
Denimarka 88 Afganistani 45
Sllovenia 88 Venezuela 44
Luksemburg 88
Austria 88
Kina 88
Hollanda 88
Egjipt 88
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ