Në Përmet një i dehur me traktor, përplaset me një autoveturë

3

Një i dehur arrestohet pasi u përplas me një autoveturë në aksin Përmet-Carshovë.

Ngjarja është rregjistruar mbrëmjen e djeshme kur specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, arrestuan në flagrancë Janul Nasin 56 vjeç, banues në Përmet.

Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën nacionale Përmet-Carshovë, duke drejtuar traktorin e tij, u përplas me një autoveturë tip Mercedes Benz me targa AA316JH, me drejtues Redi Xhillari duke i  shkaktuar dëme të lehta materiale. Në këtë ngjarje u konstatua se Nasi, përvecse ishte i alkoolizuar, nuk kishte leje drejtimi për mjetin bujqësor.

Materialet në ngarkim të 56 vjecarit nga Përmeti, i kaluan Prokurorisë së Përmetit për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ