Përmet, asgjësohen mbi një mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy kultivues, njëri i huaj

3

Policia gjatë një operacioni të zhvilluar në Frashër ka asgjësuar disa parcela me kanabis. Sipas burimeve të Jugunews.net nga policia e Gjirokastrës janë asgjësuar mbi një mijë rrënjë bimë narkotike kanabis.

Ndërkohë që deri tani janë arrestuar dy persona. Jugunews.net mëson se njëri prej dy të arrestuarve është i huaj me precedent penal, ndërsa dyshohet se është nga Italia.

E ndërsa i arrestuari tjetër nga Përmeti është kultivuesi, burimet e para nga policia pohojnë se italiani do ta trafikonte lëndën narkotike përtej Adriatikut.

Policia arriti që të realizonte operacionin pas të dhënave në rrugë operative dhe ndjekjes prej 3 javësh, ndërsa vijojnë hetimet nëse ka parcela të tjera me kanabis në këtë zonë dhe personat e tjerë që janë të përfshirë në kultivim kanabisi.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ