Shehu: Sistemi shëndetësor po rrënohet, në dorë të të paaftëve e të korruptuarve, ja 2 VKM-të–…

3

Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster Tritan Shehu i është rikthyer gjëndjes së sistemit shëndetësor në vend.

Ai ka veçuar 2 VKM-të e fundit të qeverisë, të cilat, sic tha ai, po e shkatërrojnë më tej sistemin.

Deputeti Shehu theksoi se vendimi per krijimin e “Operatorit shendetesor” ne rang kombetar, do te coje ne paralize te plote te sistemit nepermjet centralizmit ekstrem qe krijon ne sistemin spitalor e paresor, cvleresimit te plote te sistemit tone sigurativ shendetesor, politizimit ekstrem te institucioneve shendetesore, zgjerimit pa kufi te hapesirrave korruptive.

Nga ana tjetër, shkruan Shehu, vendimi i Qeverise per heqjen e kritereve teknike e profesionale (Aneksi 1), per perzgjedhjen e Shefave te Sherbimeve Mjekesore Universitare, ul “steken” perdhe duke shumefishuar keshtu kushtet per lulezimin e mediokritetit, emerimeve krejt klienteliste e politike, korrupsionit ne emerime etj.

Ja postimi I plotë I Tritan Shehut

Gjate nje takimi te sotem me disa kolege te sistemit shendetesor, njeri prej tyre, njohes shume i mire i tij tha: “Gjeja me e mire qe mund te beje tashme kjo Qeveri per shendetesine, eshte te mos beje asgje, deri sa te largohet. Cdo here qe do te tentoje te “fuse duart”, aq here vecse perkeqeson me tej gjendjen”.

Psh dy VKM-te e fundit, ne nje hark te shkurter kohor keto, vecse shkaterrojne me tej sistemin:

1- Vendimi per krijimin e “Operatorit shendetesor” ne rang kombetar, do te coje ne paralize te plote te sistemit nepermjet centralizmit ekstrem qe krijon ne sistemin spitalor e paresor, cvleresimit te plote te sistemit tone sigurativ shendetesor, politizimit ekstrem te institucioneve shendetesore, zgjerimit pa kufi te hapesirrave korruptive, qofte nepermjet shume fishimit te PPP, qofte prej procedurave e politikave operative te parashikuara, etj.

2- Vendimi i Qeverise per heqjen e kritereve teknike e profesionale (Aneksi 1), per perzgjedhjen e Shefave te Sherbimeve Mjekesore Universitare, ul “steken” perdhe duke shumefishuar keshtu kushtet per lulezimin e mediokritetit, emerimeve krejt klienteliste e politike, korrupsionit ne emerime etj, gje qe jo vetem cvlereson dijet, shkencen, kontributet, perpjekjet per te arritur nivele te larta, por shkaterron edhe vete keto sherbimet, si dhe demton rende sistemin tone ne terresi.

Nje goditje te rende merr nga kjo VKM vecanerisht Universiteti Mjekesor, spitalet universitere, ku po konsolidohet per cdo dite filozofia Lei Fen-iste.

Te gjitha keto, por dhe shume te tjera, kane bere qe mendimi i pergjithshem i kolegeve te mi te dominohej nga pesimizmi, te mos reflektoje asnje drite ne horizont, perkundrazi te shohe vetem perkeqesim galopant te gjendjes.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ