Paradokset e “demokracisë” shqiptare  në një aktivitet antikomunist në Tepelenë!

3

Nderkohe qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes sapo ekstraduan ne Gjermani me barele nje ish nazist 94 vjecar, ish rroje ne nje nga kampet famekeqe te shfarosjes se hebrejve dhe kundershtareve te tjere te Furerit, ne Shqiperi, pikerisht per te perkujtuar krimet e bera ne nje kamp te tille ku diktatura komuniste izoloi dhe zduku femije, gra dhe familjare te kundershtareve te vet politike   doli ne skene sersih sllogani i fillimeve te demokracisë shqiptare “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”…

E pra, ja që i erdhi vakti prapë të përmendet jo më thjesht si një sllogan në eter, por si një realitet që do të vihet në jetë në Tepelenë si gjithmonë nën kujdesin atëror të ndërkombëtarëve të Tiranës.

Ditën e premte me datë 23 gusht 2018 është njoftuar se në Bashkinë Tepelenë do të zhvillohet aktiviteti për nder të Ditës Evropiane Të Perkujtimit te Viktimave të Sistemeve Totalitare” nën kujdesin e Autoritetit Per Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit te Shtetit Komunist, Shoqatës së Antikomuniste të të përndjekurve Politikë, Bashkisë Tepelenë  dhe të disa institucioneve të tjera të shoqërisë civile aktive në trajtimin e temave të krimeve të komunizmit. Ky aktivitet mbështetet nga PNUD, Qeveria Italiane dhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Sipas programit do të marrin pjesë ish vuajtës të kampit famëkeq të Tepelenës, artistë, studiues si dhe Presidenti i Republikës, shkëlqesia e tij z.Ilir Meta, ministria e kulturës zj. Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë Tërmet Peci, deputetët e zonës Tritan Shehu e Vangjel Tavo si dhe personalitete të tjerë.

Në pamje të parë ky protokoll zyrtar duket shumë në rregull, por po ta vëresh  dhe ta analizoh me vëmendje atë dhe gjithë programin së bashku edhe me personalitetet që do marrin fjalën në takimet e ndryshme, do dallosh  lehtësisht se aty fshihen disa PARADOKSE!

Keto paradokse kane dhe disa shpjegime,Sipas analistëve të ndryshëm disa i lidhin me kompleksin e Stokolmit, ku viktima është i dashuruar me xhelatin, disa të tjerë i lidhin me faktin se vet sitemi yne “demokratik” si kur është në pushtet e majta dhe kur është e djathta, ate e drejtojnë duar të padukshme qe i kane lidhjet me nomeklaturën komuniste.

Kur në pushtet është e majta si tani, pinjollet dhe zgjatimet e rregjimit komunist e kanë më të lehtë sepse në të gjitha pozicionet kyce të shtetit janë pasardhesit biologjikë të tyre. Kur pushtetin e ka e djathta, janë “bijtë” e dërguar me mision nga Ramizi që në ’90-ën, jane ish bashkëpunëtorët e vjetër të sigurimit, si dhe nipërit e familjeve të nomeklaturës së lartë të goditur nga kolegët e tyre për shkak të luftës brenda llojit për pushtet.

Por, në fakt këto PARADOKSE, nuk thjesht paradokset e një aktiviteti te rastesishem dhe te parendesishem, perkundrazi, por janë në vetvete paradokset e vet SISTEMIT, te ‘demokratures” tone që është instaluar në Shqipëri që pas viteve 1990 dhe që për fat të keq vazhdon të jetojë dhe të funksionojë si e tillë ku xhelati është gjithmonë një hap perpara viktimës. Ku gjithmonë është xhelati ai që vendos dhe ka inisiativën edhe kur bëhet fjalë për ngjarje që janë tëpkë kundër tij dhe të shkuarës së tij kriminale.

Vini re për shembull, faktin qe takimin do ta hapë vet shoku Tërmet, të cilit “nderi” dhe ‘ideali” i djeshm dhe i sotmi ja do të rrijë larg këtyre aktiviteteve. Madie një ish kongresmen amerikan që në vitet e para të pluralizmit mbahej si antikomunist i bëri thirrje publike disa dite me pare të distancohej nga aktivitetet për atë kamp dhe viktimat e tij(!?), sepse me demek nuk kemi te bejme me nje krim te tipit Aushvic.

Por, me  sa duket, shefat i kanë thënë shko dhe fole Termetit dhe termeteve te tjere, jo më shumë për faktin se aty do të jetë edhe vet Presidenti që ka dhënë prova se di t’i nderojë si veteranët enveristë edhe viktimat e tyre, por për faktin se gjithcka duhet të bëhet nga ata, prej tyre dhe me ta. Ata duhet te jene të parët, ne cdo inisiativë, ne cdo ngjarje, ne cdo levizje duhet të kenë firmën dhe protagonizmin e tyre, të pinjollëve te atyre që zbritën nga mali me gjysëm opingë  dhe qe “pushtetin e morrën me gjak me grykën e pushkës” sic e thonë vet me mburrje neper pervjetoret e luftes.

Le ti marrim tani me rradhë dhe ti analizojmë me durim PARADOKSET e këtij aktiviteti “antikomunist” të bërë së bashku me pinjollët e diktatures se djeshme:

Aktiviteti titullohet Dita Evropiane në Kujtim të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

Sistemet totalitare që kanë operuar në Shqipëri gjatë shekullit të kaluar kanë qenë katër: 1.Monarkia e mbëretit Zog i cili la pas edhe ai viktimat e tij per motive politike. 2.Fashizmi. 3. Nazizmi.4 Diktatura Komuniste.

Ku është Paradoksi këtu?!

Paradoksi është se fjalën e hapjes së aktivitetit në orën 18 30 do ta mbajë kryetari i Bashkisë shoku Tërmet Peci i cili është përfaqësues i forcës politike që trashëgoi gjithcka nga Partia Komuniste e Enver Hoxhes. Por, mbi të gjitha është nipi i komandantit të një prej brigadave  partizane dhe një i një eksponenti të rëndësishëm të diktaturës, madie krahu i djathtë i Diktatorit, ose më saktë koburja në dorën e tij, dora vetë Shefqet Pecit.

Sipas dokumentave autentike të publikuara së fundmi në botimet e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit prej z. Agron Tufa dhe z. Celo Hoxha që nesër do jenë aty dhe do pershendoshen në mirësearrdhje nga Tërmeti, nipi i kriminelit, i cili sipas ketyre dokumentave ka vrarë me urdherin e tij, por edhe me doren e tij kundershtarët politikë të komunizmit gjatë dhe pas luftës si në Jug dhe në Veri, si në Shqiperinë e mesme dhe në Kosovë, pra kudo ku ka shkelur dhe kurdo që i është dashur.

Kë ka vrarë “Komandant” Peci?!

As më shumë dhe as më pak, por të gjithë ata ballistë e nacionalistë, apo dhe famljarët e tyre që ishin kundër komunizmit dhe Enver Hoxhës, të cilët ky i fundit i akuzoi si bashkëpunëtorë të monarkisë, fashizmit, dhe me pas te nazizmit. Desh haruam, ka vrarë edhe shokët dhe shoqet e idealit  vet ose me urdher të Tarasit për intersa pushteti brenda racës së tyre.

Ndërkohë aty, do të jenë nesër edhe viktimat a pinjollët e të tre këtyre rregjimeve të fundit; monarkisë, fashizmit dhe nazizmit  të cilët u reshtuan më së shumti përkrah regjimit komunist, pra perkrah diktaturës që vrau dhe persekutoi pikërisht ata për të cilët organizohet aktiviteti në fjalë.

Nëse i marim me emra tani referuesit që do interferojnë në aktivitet me tema të ndryshme sipas programit, si antiteza të njëri-tjetrit do jenë :

  1. Shoku Tërmet Peci përballë : Nebil Cikes, Simon Mirakës,Lek Pervizit,Agron Tufës, Celo Hoxhës, Gjon Radovanit si dhe gjithe viktimave të kampit apo pasardhësve të tyre.
  2. Komod do të ndihen në aktivitet sepse e kanë mirë me të dy palët ;

Presidenti Ilir Meta,Mirela Kumbaro, (edhe pse është militante e thekur e Rilindjes, nga fisi i gjyshes ka të goditur nga regjimi komunist). Bilal Kola- djali i Kurt Kolës i njohur për piruetat e forta herë me të majtën e Fatos Nanos dhe herë me Sali Berishën, famëmadh për ngjarjet e 97 –ës. Ermal Frashëri për të cilin ka pasur pretendime publike si përfaqësues i Sorosit në aktivitet. Gentjana Sula si një prej organizatoreve si dhe amasadorët e huaj.

3.Deputetët e pranishëm nuk e kanë problem prezencën e njëri tjetrit sepse janë mësuar tashmë me këtë ritaual, aq sa me gjasë nëse do të mungojë ndonjëri pavarësisht krahut politik që ka, do ta ndjejnë mungesën të tjerët.

Gjithsesi, e rëndësishme është që për herë të parë po pranohet zyrtarisht fakti se kampi famëkeq i Tepelenës ku diktatori komunist ushtroi genocid ndaj popullsisë civile të pafajshme, me përmasa nga më tragjiket kur mer vesh se aty janë zhdukur fëmijë dhe gra vetëm pse patën fatin e keq të ishin familjarë apo të afërm të njerëzve anti antikomunistë të burgosur, vrarë apo aratisur nga Shqipëria.

Dhe në këtë rast ka vetëm një fitimtar. Ajo është e vërteta historike e fshehur, mbuluar dhe mohuar me kujdes nga pinjollët dhe misionarët politikë të Ramiz Alisë përgjatë  28 viteve me rradhë.

Natyrisht, një meritë të madhe për aktivizimin e memorjes antikomuniste të shqiptarëve dhe zgjimin e vetëdijes për të mos harruar krimet e komunizmit, ka fondacioni gjerman Konrad Adenauer Stiftung në Tiranë, Ambasada Gjermane dhe Ambasada Amerikane si dhe të gjithë ata intelektualë dhe studiues kurrajozë që po vërtetojnë me dokumenta, prova dhe fakte së bashku me vet viktimat e mbetura gjallë nga koha e gulagut komunist, krimet monstruoze të një regjimi që nuk duhet të rikthehet më në Shqipëri. Sa për paradokset që përmendëm, po, ato do egzistojnë, sepse demokracia është system lirie dhe pluralizmi i bashkëegzistencës  së të kundërtave dhe diversiteteve politike, kulturore e religjioze.

Por qe demokracia shqiptare te ritej e shendetshme dhe lirite te mos ishin te rrezikuara, drejtesia, jo hakmarrja, por drejtesia duhet te ishte vendosur ne vendin qe meriton.

Diktatura komuniste ne Shqiperi vrau me shume kundershatere politike dhe te pafajshem te tjere se fashizmi dhe nazizmi bashke ne gjendje lufte. Shqiperia meritonte te kishte Nurembergun e vet qe ne vitet e para pas renies se komunizmit ne vend te parulles ‘te gjithe bashkevuajtes dhe bashkefajtore”.

Duhen falenderuar institucionete Brukselit qe e kane barazuar me ne fund edhe komunizmin me diktaturat e tjera kriminale si fashizmi dhe nazizmi, por ama duhen barazuar edhe standartet e gjykimit per arkitektet dhe egzekutoret e krimeve kunder njeriut sic ndodhi ne vendet e tyre. Pa shiko sa mire, ende sot pas 70 vjetesh vazhdojne te ekstradohen me barele edhe gjysem kufomat qe u sherbyen si rroje krimineleve ne kampet e shfarosjes.

Edhe ne shqiptaret kemi nevoje per drejtesi.

Vetem nje shoqeri e drejte eshte nje shoqeri e lire. Prandaj ketu ne Shqiperi eshte e veshtire te ndertosh qofte edhe nje muze te vertet antikomunist sepse nuk pati drejtesi, dhe ceshte me e keqja ende nuk ka. Madie edhe aktivitetet antikomuniste jemi te denuar ti zhvillojme deshperimisht dhe jo pa lejen e tyre, me pinjollet me te afert te xhelateve te diktatures, per fatin e keq.

Nga Admin. Jugunews.net

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ