VIDEO/Përkujtohen krimet komuniste në kampin famëkeq të internimit në Tepelenë

3

Disa dhjetëra të mbijetuar të kampit më të tmerrshëm të punës së detyruar në Shqipëri i njohur si “Reparti 84” në Tepelenë, kanë përkujtuar në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve fëmijët, gratë dhe burrat që humbën jetën prej persekucionit, urisë dhe torturave në këtë kamp shfarosjeje. Auroriteti i Dosjeve të Sigurimit rë Shtetit ekspozoi për herë të parë dosje të personave që u dënuan dhe vuajtën në këtë kamp. Pasardhës dhe familjarë të tyre por edhe disa të mbijetuar të kampit prekën nga aftër dosjet e projektuara dekada më parë ku burra, gra e fëmijë ngarkoheshin me akuza absurde.
Grupime të familjeve që vuajtën në kampet komuniste dhe familjarë të atyre që humbën jetën në këtë kamp shfarosjeje mes tyre 300 fëmijë e foshnja, thanë se para se të ndërtohen kampe memorjeje duhen dënuar krimet e komunizmit dhe duhet të dalin në dritë përgjegjësitë. Qindra vetë humbën jetën nga uria dhe sëmundjet në kamp thanë ish të përndjekur që ndoqën ceremonitë me emocione të veçanta.
Përfaqësues të OKB, presidenti Ilir Meta dhe Gentiana Sula drejtoreshë e Autoritetit të hapjes së Dosjeve gjatë një simpoziumi shkencor historik  të mbajtur në Tepelenë sollën qëndrimet zyrtare lidhur me statusin e ardhëshëm të kampit dhe nevojën e një memorjeje të qartë rreth këtij kampi.
Presidenti Ilir Meta dekoroi me urdhëra nderi shumë të persekutuar dhe të zhdukur në këtë kamp. Ai tha se ndërgjegjja historike për krimet duhet të mbahet aktive ndërsa viktimat dhe familjarët e tyre duhet të ndjejnë se ka një reflektim kombëtar dhe reagim institucional ndaj genocidit, persekutimit dhe shfarosjes.
Diktatura komuniste përndoqi në këtë  kamp, mbi 5000 persona ndërsa brenda tij humbën jetën rreth 300 fëmijë mes viteve 1949-1954. Shumica e familjeve të persekutuara, vinin nga veriu i vendit dhe vetë kampi ishte përgjigjja e qeverisë komuniste ndaj grupit të familjeve të njohura si “Rezistenca e Maleve” që kundërshtuan me armë vendosjen e diktaturës në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ