Qeveria e Rilindjes, Qeveri e “fasadave” dhe “reklamave” edhe ndaj Italise

Nga Tritan Shehu
Qeveria e Rilindjes, Qeveri e “fasadave” dhe “reklamave” edhe ndaj Italise, por dhe keto vetem ne 3D iluzive.. Prej 24 oresh vecse trumbetohet marrja e 20 refugjateve nga Italia, e deklaruar kjo nepemjet fanfareve propagandistike. Qesharake…keshtu u shprehka mirenjohja e Rilindjes ndaj Italine mike, duke e “shpetuar” ate! Italia me bujarine e saj, vlerat e medha qe mbart, rolin e madh qe luan, strehon aktualisht me dhjetra mijra refugjate….ne po i marrim 20! Bravo Bushati apo Rama qofte! Vleresimi per Italine e pa zevendesueshme per ne duhet te shprehet duke cilesuar rolin e saj ashtu sic eshte ai ndaj nesh, “ thelbesor” dhe jo duke e klasifikuar ate nepermjet katerkendeshave idiotesk te diplomacise se Rilindjes, si vetem nje “prezantuese e Shqiperise ne Mesdhe” dhe nderkaq duke kthyer fytyren nga Lindja. Respekti per Italine nuk shprehet duke shkaterruar trashegimine kulturore, urbanistike, strukturore te ndertuar nga specialistet me te mire italiane dhe boterore para e gjate Luftes tek ne, vepra keto qe na lidhin vecse me Perendimin. Dhe “dashurine” ndaj Italise strategjike kjo Rilindje kerkon ta shprehe me 20 refugjate, pa shpjeguar se perse ne 5 vite nuk ka asnje investim te ri italian ne Shqiperi. Italine ne mund ta ndihmojme jo duke i marre 20 refugjate, por duke luftuar kanabisin qe na ka kthyer ne furnizuesin Europes, nepermjet Italise kryesisht, duke mos u bere “autostrade” e kokaines e heroines drejt Italise, duke goditur krimin tone te organizuar, qe po i krijon kaq shume probleme Italise fqinje etj. Qesharake kjo e vetem nje farse e Rilindjes….gjithmone ne 3D edhe kjo.
3

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ