Vdiq  John  McCain , ish kandidati për president i SHBA

3

Sipas Huffpost dhe AFP

Pershtati Roland Bejko

SHBA- Nje prej figurave me te madha te botës politike amerikane, John McCain, u shua në moshën 81 vjecare. Në një komunikatë që lëshuan familjarët e tij menjëherë pas vdekjes, thuhej se “Deri në vdekjen e tij, Ai u shërbeu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgjatë 60 vjetëve”. Ish sfidanti i Barck Obama vdiq nën shoqërinë e njerëzve të afët.

Senatori republican 81 vjecar, ishte djagnostikuar qysh prej  korrikut të  vitit të kaluar me një glioblastome,  një lloj kanceri shumë agresiv me një përqindje fare të vogël mbijetese. Të premten e kaluar familja e tij njoftoi se J.McCain  kishte ndërprerë trajtimin mjekësor.

I konsideruar si një hero i luftës së Vietnamit dhe një figurë jokonformiste e politikës amerikane, J.McCain nuk e kishte dhënë dorëheqjen nga Senati, por që nuk ishte kthyer më aty që prej shtatorit 2017. Vetëm disa foto të tij në shtëpi ose gjatë shëtitjeve , ishin publikuar që nga koha e diagnostikimit me sëmundjen e rëndë.

Menjëherë , vërshuan mesazhet e shumta në nder të kujtimit të veprës dhe jetës së tij, që shumëherë ka qenë i kritikuar si nga republikanët e tij ashtu dhe nga demokratët për qëndrime të ndryshme në të kaluarën, por që devocioni patriotik i tij ishte i veçantë dhe i njohur nga të gjithë.

“ John dhe unë u përkasim brezave të ndryshëm, kemi pasur origjina krejt të ndryshme, dhe ne jemi ballafaquar në nivelet më të larta politike, por ne ndanim, pavarësisht diferencave tona, një besnikëri  në dicka shumë të lartë, në idetë për të cilat breza të tëra amerikanësh kanë luftuar dhe janë sakrifikuar” , ka deklaruar Barack Obama, i cili e mundi atë në zgjedhjet presidenciale të 2008-ës.

Presidenti Donald Trump, ka reaguar menjëherë në Twiter. “Po i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe respektin tim më të thellë familjes së senatorit John McCain. Zemrat dhe lutjet tona janë me ju!”

Ngushëllimet e tij për vdekjen e senatorit  i ka shprehur po në Twiter edhe Bernie Sanders.”John McCain ishte një hero amerikan, një njeri i mirë dhe i nderuar dhe njëri prej miqve të mi. Ai nuk do t’i mungojë vetëm senatit, por gjithë amerikanëve që respektojnë integritetin dhe pavarësinë.Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.”

Vajza e senatorit veteran, Meghan McCain,  ka publikuar në llogarinë e saj në Twiter një tekst ku tregon se ajo i qëndroi pranë babait të saj deri në fund,”ashtu siç ai beri me mua në fillimet e mia”.

 

Një shpërfillje e padiskutueshme për Trump

Megjithë gjendjen e keqe të shëndetit të tij, John McCain, gjente mënyrën për të qenë aktiv politikisht. Në verën e 2017, ai e ka sfiduar presidentin Trump  që edhe pse i përkisnin të njëjtit kamp politik  ai kurrë nuk e ka fshehur përbuzien për të, duke votuar madie edhe kundër reformës në shendetesi. Ai e kritikonte atë gjithnjë e më hapur, duke e cilësuar si “të keqinformuar” dhe “impulsiv”.

Dhe në kujtimet e tij të publikuara në maj të 2018, “The restless Ëave”, ai denoi edhe një herë simpatinë  që shfaq  presidenti amerikanTrump për presidentin rus Vladimir Putin.

I torturuar gjatë luftës në Vietnam

John McCain, djalë dhe nip admiralësh, ka qenë fillimisht pilot gjuajtës në luftën e Vietnamit ku u plagos dhe u burgos për më shumë se pesë vjetë ku u torturua prej vjetnamezëve,  dhe për këtë arsye për gjatë gjithë karrierës së tij politike u bë një nga kundërshtarët më të ashpër të torturës si praktikë, duke denoncuar madie dhe CIA-n për praktikat e saj të gabuara të marrjes në pyetje nën presidencën e George W.Bush.

Pas kthimit në SHBA, ai u zgjodh në Dhomën e perfaqësuesve (Kongres), përpara se të zgjidhej  senator më 1986, një detyrë që e mbajti deri në fund të jetës.

I konsideruar si një intervancionist në politikën e jashtme amerikane, i bindur se Amerika duhet të mbronte vlerat e saj të demokracisë në mbarë botën, ai ishte një nga partizanët më të ashpër pro  luftës në Irak, dhe vazhdoi të promovonte gjithnjë një rol ushtarak të fortë të  SHBA-ve në botë, e margjinalizuar kjo vitet e fundit nga një parti republikane e cila dëshiron të rifokusimin në prioritetet e “brenda shtëpisë”.

Ai mbronte pa u lodhur rritjen e buxhetit ushtarak, dhe drejtoi deri sa vdiq komisionin e Forcave të armatosura në Senat. Çështje të tjera që e kanë pasuruar karrierën e tij janë veçanërisht reforma në sistemin e emigracionit, si dhe reforma e financimit të fushatave elektorale.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ