Meduzës së krimit i duhet perë koka përpara se të na përpijë të gjithëve

3

 

Nga Roland Bejko/

Thonë se që të quhet i tillë KRIMI kalon nëpër tri faza :

1. Planifikimi.

2. Ekzekutimi.

3. Fsheja.

Dy fazat e para nuk i mer vesh pa u faktuar nga institucioni i hetimit. Por te faza e tretë, te “FSHEHJA” nëse e vëren me kujdes ti mund ta kesh një ide mbi atë që ka ndodhur, kush dhe përse e ka bërë. Madie ekspertët e kriminalistikës thonë se prej fazës së tretë fillon të tiret filli i së vërtetës që të çon në fillim te faza 2-ekzekutimi, , e pastaj te faza 1-Planifikimi.

Kështu, fakti që poliicia e shtetit e fshehu nga ora 03 30 deri në diku rreth mesdites dhënien e lajmit se krimi kishte qëlluar me breshëri automatiku shtëpinë e një gazetareje investigative, është treguesi më i mirë se pakti qeveri-krim vazhdon të jetë i sinkronizuar.

Kur krimi është shumë aktiv kundër lirive dhe pronës së qytetarit duke vepruar si një strukturë e vetme në luftë me qeverinë dhe shtetin, qytetari ndihet i trembur,i pasigurt, por jo pa shpresë.

Kur krimi është aktiv, kundër lirive dhe pronës së qytetarit, në aleancë me qeverinë dhe shtetin, qytetari është jo vetëm i trembur, i pasigurt, pa shpresë, por i panikosur mer udhët nëpër botë, siç po ndodh sot me shqiptarët.

Çdo individ që reziston, këtë lloj beteje me shtetinkriminal e ka të humbur sepse kjo strukturë kriminalo-shtetërore i qaset individit në këto lloj formash;

a). Në fillim është joshja.
Të vjen përfaqësuesi me kravatë i shtetit apo i bandës dhe të josh me para me ” ça të duhet ty që kundershton, kape trenin e Kryeministrit që ndalon te stacioni yt, nuk të vjen më ky rast…”

b). Pastaj me kërcënim.
Të vihet tritoli në shtëpi, të hiqet dikush nga të afërmit nga puna shtetërore, të vijnë tatimorët dhe gjithfarë inspektorësh, të mbyllet biznesi, përndiqesh me gjoba nga policia rrugore, qëllohet banesa natën me automatik, shkurt, të nxijnë jetën etj.

c) Dhe në fund vjen ekzekutimi, zhdukja fizike pa lënë gjurmë.

A ka zgjidhje kjo situatë, apo të gjithë herët a vonë ne që jemi jashtë dhe kundër këtij sistemi kriminal do largohemi nga ky vend dhe do t’ua lëmë Shqipërinë këtyre horrave?

Po, e ka një zgjidhje kjo situatë, dhe ajo është e vetmja madie :

Bashkimi dhe reagimi masiv, i gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike në një aleancë të së mirës kundër së keqes për shporrjen e krimit nga pushteti si zgjidhja përfundimtare!

Meduzës së krimit i duhet prerë koka.

Koka e Meduzës është Edi Rama.

Të tjerat janë profka.

Ps: Panorama e gjendies kriminale këto dy ditët e fundit në “Shqipërinë që duam” aty ku “po bëhet shteti” i Edi Ramës është kjo : Në Shkodër u zhdukën pa lënë gjurmë nip e dajo. Qëllohet me automatik i riu në Lezhë. Një zyrtar i lartë ka joshur-kërcënuar një gjyqtar të gjykatës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. U qëllua në orët e para të mëngjesit shtëpia e prindërve të gazetares investigative Klodiana Lala !
Çfarë duhet të ndodhë tjetër në këtë vend për tu rebeluar i madh e i vogël ndaj monstrës kriminale?!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ