Indrit Vokshi:-“BREKË-ING NEWS”. Me Edi Ramen nuk eshte njelloj askush!

3

 

Edi Rama:”Deputeti i PS për Kurbinin të përjashtohet nga grupi parlamentar. Ai bëri shantazh për vende pune, donte ekskluzivitet në emërimin e shefave të policisë. Ti japim fund futjes së hundëve në punët e shtetit.. etj.”

E para, Edi i Centralizuar duhet ta dijë se deputeti është anëtar i parlamentit dhe parlamenti ka funksion kushtetues kontrollin mbi punën e qeverisë, pra ministrisë së brendshme, policisë. Nëse deputeti ka ngritur shqetësime për sjelljen e policisë së qeverisë, ai ka vepruar shumë drejt e në përputhje me detyrën e tij.

E dyta, a ka deputeti të drejtë të rekomandojë ose të këshillojë mosemërimin e x personi si shef të rrugores, anti-krimit, komisariatit etj. Po, ka të drejtë sepse quhet përfaqësues i votuar i interesave të zonës dhe si i tillë interesohet që në zonë të emërohen shefa dhe policë të cilët nuk keqtrajtojnë popullin. Të emërohen njerëz të aftë të cilët përmbushin sa më plotësisht qëllimin e policisë për të garantuar rend.

Mirëpo Edi Rama në formimin e tij nuk i njeh këto koncepte. Ai ia quan deputetit futje hundësh në punët e shtetit, a thua se deputeti është kukull me karton në dorë dhe s’ka punë me shtetin. Me shtetin merret Rama, të tjerët duhet të rrinë sa për figurë. Po nuk pati punë deputeti me punët e shtetit, me çfarë ka punë?

Edi Rama e sheh shtetin si satrapí (formë mesjetare shtetnore) ku satrapi dhe vetëm satrapi vendos për gjithçka. S’ka parlament, s’njihet komuniteti si mbajtës interesash, s’njihet individi si titullar lirie e të drejtash. Njihet vetëm satrapi dhe populli i nënshtruar para tij.

Dhe këto koncepte nuk ka turp t’i shpërfaqë haptas. Mendojeni kush po qeveris. Dhe thonë masanej të dyja palët njelloj janë. Jo, me ketë nuk është njëlloj askush.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ