Deri kur keshtu me!

3

Ne nje postim ne fb, deputeti i PD-se qarku Gjirokaster Tritan Shehu ”shperrthen” ndaj institucioneve shteterore per mosvemendjen, mosdijen, indiferencen, mungesen e profesionalizmit, si dhe perfitimet e paligjshme dhe korruptive per importimin, shperndarjen dhe tregtimin e nje substance qe po vret cdo dite. Behet fjale per fostoxinen.  Ja postimi i plote i tij:                                                                                                  Ndersa Fostoxina po vret si ne lufte, institucionet vetem….!
Perseri disa raste te reja vetevrasje me fostoxine.
Ne vitin 2017 numri i vdekjeve nga suicidet me kete substance shkojne ne 52 raste vetem ne QSUT, shifer kjo tejet e larte e kryesisht me te rinj.
Vdekjet, pothuajse te sigurta e tragjike nga kjo substance, arrijne ne mbi 72% te atyre nga substancat toksina.
Dhe Fostoxina vazhdon ne Shqiperi te importohet, tregtohet, perdoret krejt pa kontrolle ose aspak strikte keto, e gjen gjeresisht, e blen lehtesisht dhe pastaj e perdor….jo vetem per mbrojtjen e produkteve bujqesore.
Fostoxina sot ne shume nga vendet e zhvilluara eshte hequr nga perdorimi, pra nuk tregtohet, duke u zevendesuar me analoge jo toksike.
Ne vendet ku kjo vazhdon te perdoret akoma ne bujqesi, i nenshtrohet per kete rregullave shume rigoroze te importit, tregtimit, shitjes, perdorimit, kontrollit, pikersisht per tu perdorur vetem e strikt nga fermeret.
Suicidet nga Fostoxina pervecse ne Shqiperi kane qene problem edhe ne Indi a diku tjeter, ku rreziku eshte minimizuar edhe duke e tregtuar ate vetem me ambalazhe speciale, qe bejne te pa mundur perdorimin e saj nga njeriu.
Ndersa ne Shqiperi vazhdon te beje masaker te vertete, megjithese ky problem eshte ngritur disa here ne media, Kuvend, konferenca etj, institucionet perkatese si Ministria e Bujqesise, e Shendetesise, Prokuroria, Avokati i Popullit etj nuk ndjehen.
Pa dyshim kjo vjen jo vetem nga indiferenca, mos dija, amullia, mungesa e profesionalizmit, por dhe shume nga perfitimet e pa ligjeshme e korruptive qe sigurohen nga kjo menyre “liberale” importi, tregtimi, shperndarje e perdorimi te kesaj substance qe po vret pa pushim.
Deri kur keshtu me!!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ