TI JEPET ÇEZARIT AJO QË I TAKON ÇEZARIT, AS MË SHUMË AS MË PAK!-Roland Bejko

3

Pas shkrimit te ish ministrit te drejtesise Ylli Manjani mbi denimet arbitrare qe ka dhene gjykata per adoleshentet nga Lazarati te akuzuar per vrasjen e efektivit te Reneas Ibrahim Basha, ka reaguar edhe Kryetari i PD Gjirokaster, pedagogu Roland Bejko duke e mbeshtetur pretendimin e z.Manjani dhe duke e shtyre edhe me tej argumentin.

Ja se cfare shkruan z.Bejko ne faqen e tij ne facebook.

Faleminderit z. Ylli Manjani !
————————–
Megjithëse nuk njihem personalisht me z. Manjani i shpreh atij falenderimet e mia më të sinqerata për trajtimin kurajoz dhe realist që i ka bërë kësaj çështje.

Kam kohë që përpiqem ta mediatizoj këtë skandal që po ndodh në gjykatat shqiptare me gjyqin në fjalë, për dënimin ekstrem dhe pa prova të adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e policit të ndierë në Lazarat më 2015, por edhe për dënimet e lazaratasve të tjerë, pjesa me e madhe e tyre që janë dënuar pa prova, por thjesh dhe vetëm me opinion apo dhe me urdhëra politikë, madje me urdhërat e vet ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama.
Prokurorë dhe gjyqtarë janë kërcënuar prej tyre që ti “kopsitin” mirë dosjet e lazaratasve sepse në të kundërt do dënoheshin  ata vetë, dhe në vend të tyre do shkonin  prokurorët dhe gjyqtarët brenda në burg.

Natyrisht, ka dhe gjyqtarë e prokurorë që mezi kanë pritur tu vinin në dorë “lazot” të cilët jo vetëm që i kanë dënuar maksimalisht, por i kanë rrjepur edhe nga paratë, ashtu siç ka pasur prokurorë dhe gjyqtarë dinjitozë e me integritet të lartë qytetar e profesional që nuk ua ka bërë syri tërr nga kërcënimet e veshgjatit.

Lidhur me çështjen në fjalë ku për këtë grup adoleshentësh janë dhënë 3 dënime të përjetshme dhe qindra vite burg, megjithëse kam folë me shumë gazetarë dhe televizione asnjë nuk e ka marë përsipër ta bënte publik këtë skandal. Arsyet dihen.

Ka qenë gjëja më e lehtë për mua që të shkruaja dhe të flisja i pari, por edhe kjo dihet, asnjë efekt nuk do kishte reagimi im sepse siç më thonë gjithmonë komentuesit “ti e bën se je nga Lazarati dhe do ti mbrosh”.

Prandaj e falenderoj z. Ylli Manjani që e theu heshtjen dhe e dërmoi terrin informativ duke nxjerë në diell një manipulim skandaloz të sistemit të drejtësisë me kurajo dhe paanshmëri.

Vrasja e efektivit te RENEA-s Ibrahim Basha është një akt i rëndë kriminal, por ama si kudo dhe në çdo rast të ngjashëm për të dënuar dikë duhen prova dhe jo hamendësime. Pasi në vend të zbulosh një krim, ti në emër të drejtësisë bën një padrejtësi dhe kur kjo bëhet me gjakftohtësi, është edhe më e rëndë se i pari, për më tepër kur e bën vet shteti.

Përveç avokatëve të çështjes që janë nga më të pregatiturit me begraund të lartë profesional në fushën e penales, unë për merak ua kam dhënë dosjen për ta parë e për të më dhënë një ide më të qartë disa miqve të mi të fushës, penalistë të mirënjohur. Ata e kanë studiuar me qetësi dhe kanë konstatuar dobësi të thella profesionale që në zanafillën e hetimit me OPGJ e pastaj me prokurorët, më skandaloz është gjetur vendimi i Kolegjit Penal te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda.

Imagjinoni,nuk ka asnjë hetim nëse i ndjeri është vrarë me snajper, apo me cfare? Nëse po, çfarë lloi ka qenë, në çdistancë, dhe nga çdrejtim, a jane te afte ta perdore dikush nga adoleshentet e akuzuar?
A do mbajë kush përgjegjësi për urdhërin e dhënë që i çoi në një zonë konflikti forcat speciale me fugon të zakonshëm policie?
Si ka mundësi që në trupin e fugonit nuk ka asnjë plumb tjetër kur pretendohet që janë shtirë qindra plumba sipas gëzhojave të gjetura? A mos vallë është shtirë në ajër? Si ka mundësi që në murin me blloqe çimentoje të gjatë rreth 500 m dhe të lartë 3 m paralel me fugonin dhe përballë vendit ku pretendohet se ishin vendosur adoleshentët nuk ka asnjë plumb a shenjë plumbi?
Si ka mundësi që në grupin e strukturuar janë përfshirë dhe të paktën disa adoleshentë që është provuar që nuk kanë qenë fare atë ditë aty, por në vende të tjera jashtë Lazaratit?

Ja pra që ai është një gjyq jo korrekt, i manipuluar, i pargjykuar dhe me vendime të paravendosura. Të nisur edhe nga fakti që meqë u vra një polic i speciales “në Lazaratin e mbuluar me hashash” opinioni do ti japë të drejtë shtetit për shkak të sensibilitetit negativ që mbart ngjarja, prandaj “o burra, dënoni kë të mundni e sa të mundni. Grada do merrni. Për ta nuk ka kush interesohet. Janë vetëm”.

Për më tepër që gjyqtarë e prokurorë tani janë të prirur të marrin urdhëra politikë nga Kryeministri dhe oborri i tij i pushtetit sepse kanë hallin e kokës së tyre, kanë hallin e kalimit të Vetingut.

Që të sqarohemi, unë nuk jam në gjendje të mar përsipër dhe të përcaktoj këtu shkallën e përgjegjësisë së gjithsekujt, madie edhe pretendimi i familjarëve dhe avokatëve të mirënjohur që ndjekin çështjen të cilët disa prej tyre unë i kam takuar disa herë është që të jepet vetëm drejtësi. Nuk po kërkon njeri mëshirë. Ata adoleshentë të gjykohen dhe të dënohen për aq sa ju takon, por jo më shumë. Jo me opinion, jo me emocione, jo me paragjykime, jo me urdhra politikë, jo me urrejtje për shkak të origjinës së tyre, jo për të marë grada në karrierë e mirënjohjen e Kryeministrit, kryetarit të bandave që kanë marrë peng Shqipërinë.

Pra, ti jepet Çezarit ajo që i takon Çezarit, as më shumë dhe as më pak!
E drejta vonon, por nuk haron. Dosjet mbyllen, por vjen një ditë që edhe hapen prapë se kjo botë është portokall. Prandaj nga Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda kërkohet vetëm drejtësi.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ