Braho u ben thirrje nderkombetareve: Hidhni syte nga Gjirokastra

3

Ne nje postim ne fb Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramoz Braho ka bere me dije, se ka zhvilluar diten e sotme nje takim zyrtar me drejtorin e Drejtorise te AMKS-se Gjirokaster Armand Mamani. Ne kete takim eshte folur per femijet e pakices Egjyptjane ne cerdhe, kopeshte, regjistrimin dhe integrimin e kesaj pakice.  Gjithashtu Braho u ben thirrje nderkombetareve qe te hedhin syte nga Gjirokastra. Me poshte mund te lexoni postimin e plote te Brahos:                                                                                                          Në kuadrin e vitit të ri shkollor 2018 – 2019 zhvilluam një takim me Drejtorin e Agjensisë për Mirqënien dhe Kujdesin Social në Gjirokastër.
Kërkuam informacion lidhur me rregjistrimin e fëmijve të pakicës Egjyptiane në Shqipëri në kopësht si dhe një informacion në lidhje me numrin e punonjësve në këtë agjensi nga kjo pakicë, pasi mos harrojmë se integrimi i kësaj pakice është prioritet për Shqipërinë duke ju referuar dhe konventave të ratifikuara nga Shteti Shqipëtar.
Shqetësimi ynë është mjaft i qartë sot më shumë se 15 fëmijë të kësaj pakice nuk janë rregjistruar në kopësht pasi familjet e tyre nuk e kanë mundësinë e pagesës.
Bashkpunimi i pushtetit lokal me ” SAVE THE CHILDREN” është totalisht njē dështim pasi kjo organizatë nuk mund të evidentojë pakicën egjyptiane, kjo na u pohua dhe nga vetë kjo zyrë. Bashkia operon me organizata fantazma si ” IRCA” apo të tjera dhe sot nuk ka asnjë lloj informacioni në këtë zyrë për sa i përket kësaj pakice.
Në këtë agjensi nuk ka apsolutisht asnjë të punësuar nga pakica egjyptiane kjo tregon edhe njëherë qartazi se kjo pakicē vazhdon të diskriminohet në ç’do institucion.
Ajo që ne kërkojmë është, të vihet në zbatim Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e pakicës Egjyptiane 2016 – 2020.
Vazhdojmë ti bëjmë thirrje ndërkombëtarëve, ti hedhin sytë nga Gjirokastra për të organizuar sa më shpejt një takim në lidhje me këto problematika.Fotografia e Gramoz Braho
Kjo pakicë vazhdon te jetë totalisht e diskriminuar!Fotografia e Gramoz Braho

Fotografia e Gramoz Braho

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ