VIDEO/Kreu i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj, dhuron pajisje moderne komunikuese PMNZSH-së

3

Kreu i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës Armand Hilaj, ndihmon me mjete logjistike moderne komunikuese, PMNZSH e Bashkisë Gjirokastër.

Kanë qenë 10 radio komunikuese moderne të fjalës së fundit, ato që u janë dhuruar Repartit të Zjarrëfikësve përmes një ceremonie modeste organizuar me këtë rast në ambjentet e jashtme të PMNZSH. Teknologjia komunikuese në Repartin Zjarrëfikës të Gjirokastrës, ka qenë e cunguar dhe duke parë se komunikimi mes punonjësve të këtij institucioni është idomosdoshëm në raste emergjencash, kreu i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj, ka ndërmarrë këtë nismë personale për t’i kompletuar zjarrëfikësit me logjistikë komunikuese në terren.

Kreu i PMNZSH Gjirokastër Kujtim Bizhga, përvecse ka falenderuar zotin Hilaj për kontributin e tij personal në këtë drejtim, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme, të gjithë zjarrëfikësit në terren, kompletohen me aparate radiomarrëse cka lehtëson punën operative.

Ndërsa vetë kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj, garantoi se kontributi i sotëm nuk është i pari dhe i vetmi, pasi sfida e tij është që jo vetëm shërbimi zjarrëfikës në Gjirokastër por edhe në të gjitha njësitë vendore të Qarkut, do të mundësohet mbështetja logjistike që t’i përgjigjet sfidave të kohës me teknologji të përparuar.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ