Videoskandali i Tërmet Pecit, reagon kryedemokrati i Gjirokastrës: Të shkarkohet me urgjencë

3

Reagon kreu i PD Gjirokastër, për videoskandalin e Tërmetit.

Kryedemokrati i Gjirokastrës Roland Bejko ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama, shkarkimin e menjëhershëm të Tërmet Pecit nga posti i kryebashkiakut të Tepelenës pas veprimit të fundit të tij ku i këndon publikisht ne nje feste zyrtare Enver Hoxhës.

Në një status të gjatë në FCB, zoti Bejko shpreh opinionin e tij për Tërmet Pecin i cili pasi u deh nga mishi, paratë dhe pushteti, i bën karshillëk njerëzve duke i kënduar diktatorit.

Statusi i plotë i Roland Bejkos.

Edi Rama si kryeministër i vendit duhet ta shkarkojë kryebasjkiakun e Tepelenës Tërmet Peçin dhe të distancohet prej tij!

—————————————–‘
Një muaj më parë ishim në Tepelenë për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e kampit famëkeq të shfarosjes ku humbën jetën edhe 300 fëmijë.
Në ceremoninë zyrtare të aktivitetit mori pjesë edhe Tërmeti në cilësinë e kryebashkiakut.
Po të isha organizator i aktivitetit nuk do ta kisha lejuar pjesëmarrjen e tij, pasi e njoh kush është.

Tani, Tërmet enveristi u deh nga mishi, paratë dhe pushteti dhe na bën karshillëk duke i kënduar diktatorit Enver Hoxha.

Enver Hoxha, është diktatori komunist më gjakësor i Lindjes komuniste. Për 41 vjet me rradhë ai i izoloi shqiptarët nga pjesa tjetër e botës duke e rrethuar kufirrin me një mur të pakapërcyeshëm telash me gjemba, pushkatoi, burgosi dhe internoi 1 në 3 shqiptarë duke instaluar sistemin e luftës së klasave. Zhduku pronën private dhe instaloi sistemin e ekonomisë kolektive duke i bërë shqiptarët popullin më të varfër, më të uriturin dhe më të prapambeturin e Evropës.

Tani, 27 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist, pinjolli i kriminelit Shefqet Peçi që iku nga kjo botë pa i hyrë gjemb në këmbë për vrasjet që bëri ndaj shqiptarëve që gjatë luftës e deri sa mbylli sytë, po i shijon të mirat e kapitalizmit si askush tjetër më parë në Tepelenë.

La rrugët që i kishte aq për zemër në ’97-ën dhe kokra e injorantit u bë kryebashkiak nga Edi Rama.

Duhet të kalojë sa më shpejt ligji i dekomunostizimit në Parlament, jo se me atë ligj do tju dalë Enveri dhe komunizmi nga zemra, por të paktën kjo farë e keqe nuk do ketë më mundësi të na bëjë karshillëk me diktatorin nga poltronet e pushtetit.

Kryeministri, nëse ka një të tillë të përgjegjshëm Shqipëria duhet ta shkarkojë menjëherë nga detyra e kryetarit të bashkisë Tepelenë Tërmet Peçin sepse në darkën e festës së 75 vjetorit të çlirimit të qytetit ka shkelur ligjin duke evokuar figurën e diktatorit në një festë zyrtare.
Por ne e dimë që Edi Rama nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse Tërmeti për të është pasqyra ku ai shikon fytyrën e tij.

Dhe Tërmeti vet duhet ta dijë se një ditë nuk do ta ketë me këtë mbrojtje dhe mirë është të ketë kujdes me ligjin. Herët a vonë do ballafaqohet me drejtësinë.

Tepelena dhe tepelenasit që kanë bërë aq shumë për lirinë e Shqipërisë nuk e meritojnë epitetin “enveristë”.

I ftoj qytetarët dhe intelektualët e përgjegjshëm të Tepelenës të reagojnë ndaj këtij akti te turpshem Ata duhet ti tregojnë vendin që meriton këtij aventurieri që po u njollos trevën e tyre duke u bere karshillek viktimave te diktatures komuniste te Tepelenes dhe gjithe Shqiperise.

 

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ