Tragjike mbyllja e 18 shkollave nga ”Rilindja”

3

Ne nje postim ne fb, deputeti i PD-se i qarkut Gjirokaster Tritan Shehu shpreh shqetesimin e tij per mbylljen e 18 shkollave te ciklit 9 vjecar ne zonen e vet elektorale.                     Ja postimi i tij i plote:                                                                                                 Ne Qarkun e Gjirokastres sot fillon mesimi me 18 shkolla me pak!
Tragjike kjo!
Nga keto 9 jane mbyllur ne Tepelene, 6 Permet e 3 ne Gjirokaster.
Mbyllja e shkollave me largimin e tyre nga vend banimi i nxenesit, eshte nje nga faktoret qe thellon mos frekuentimin e rregullte, braktisjen, mos mbarevajtjen mesimore nga nxenesit.
Kjo vecanerisht manifestohet ne nje realitet ku infrastruktura mungon apo eshte larg standarteve, transporti eshte ai qe dihet, kostot e tij jane te larta per ekonomite e varfera te banoreve.
Ne keto kushte kur nuk eshte parashikuar as edhe nje mbulese financiare per transportin, ushqimin e nxenesve larg shtepive, ndonje organizim i pershtatshem publik per keto etj, nxenesi dhe mesimi largohen se tepermi prej njeri tjetrit, me pasoja te thella negative.
Po te shtoj ketu edhe uljen e numerit te nxenesve nga eksodet masive te popullesise, si pasoje e gjendjes se mjeruar te familjeve ne fshatrat e ketij Qarku, tabloja behet tragjike, por e perputheshme me kete realitet te “epokes Rilindase”.
Kjo eshte e verteta me te cilen po perballen femije, nxenes, te rritur, familje….

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ