”Dhembet” e argjendte te Tavos

3

Toleranca e teperuar e presidentit Tavo, besimi i tij ndaj individeve te pabesueshem ishin ato cka bene te mundur, qe perfituesit te ”vallezonin” duke e cuar Luftetarin ne humbje te nje pas njeshme. U desh qe presidenti Tavo te tregonte ”dhembet”, qe gjithshka te ndryshonte si me ”magji”, ku ne pak dite u arrit ajo cka nuk ishte arritur ne disa muaj. Ardhja e trajnerit Mezani ishte zgjedhja perfekte per ekipin qe ”lengonte, pikerisht kete tregoi ndeshja e sotme. Perballe gjirokastriteve ishin durrsaket e Teutes, ekip me merkato dhe rezultate te kenaqshme, por qe perballe gjirokastriteve u ”shuan” si kripa ne uje. Loja nisi me raste nga te dyja ekipet, por kembengulja e gjirokastriteve ishte me e madhe. Si pasoje e presionit sulmues se Luftetarit ne minuten e 37, pas nje krosi nga ana e majte e sulmit gjirokastrite nga ana e Xheksoni, topi kalon tek Radovic, ky i fundit gjen Shkurtaj i cili godet sakte dhe 1-0. Kaq u desh qe te ”shperrthente” i gjithe stadiumi ne brohoritjen e shumepritur gool. Pjesa e pare mbyllet me rezultatin 1-0. E dyta pjese nis vrullshem per gjirokastritet ne kerkim te golit te dyte, i cili nuk vonon te vije. Ishte nje super gjuajtje nga ana e Rapos, ku ”shkarkon” te majten nga nje distance rreth 35 metra duke shenuar golin e dyte ne minuten e 59. Tashme loja njeh vetem nje emer, Luftetarin. Vetem 4 minuta me pas ne minuten e 63 Miljosavljev godet jashte zone duke shtangur portierin Hidi. Gjithshka u ”vulos” ne 3-0, per statistike durrsaket ngushtojne rezultatin me anen e nje penalltie, ku Latif e ktheu ne gol. Kaq u desh qe Luftetari te ”rrembeje” fitoren me 3 piket e para ne kete sezon futbollistik. U desh qe Tavo te tregonte ”dhembet”, ”dhembe” qe treguan se ishin te argjendta per Luftetarin. Javen e ardhshme Luftetari udheton per ne Kukes.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ