Kur PD flet !

3

Nga Skerdjan Dhuli

Eshte bere rutine tani e 5 vite qe skandalet nuk egzistojne nese ato nuk denoncohen nga PD ose nga lideri historik i PD, Sali Berisha.
Kush e lexon gjuhen e “puneve te “pushtetit dhe gjuhen e komunikimit te Rames tash e 20 vjet ne politike, e kupton mire per cfare po flas.
Dhe kodi i heshtjes, funksionon ne menyre perfekte. Askush nuk ka te drejte te flas. Nese flet PD dhe zbulon dicka, atehere i zoti qe i ka ngjare hataja, te gjeje vend te futet se nuk eshte me i tyre.
Kur Shqiperine e mbushi me droge, Rilindja i porosiste pronaret e parcelave: “Kujdes. Ne do te leme, ne pjesen tone ju tuajen, por po e mori vesh PD, atehere sju mbrojme dot me…”
Denoncoi PD sa u lodh, madje Salianji shkoi deri ne parcelat e mbjella ne fshatin e Ministrit, e aty filluan edhe i braktisnin ata pronare parcelash qe ju zbuluan arat.
E njejte edhe me Shullazin.
Ketu, per shkak te peshes qe kishte emri, edhe denoncimi nuk mishte nga ata qe e bente kushdo. Dhe ketu e beri vete ai.. Sali Berisha. Ze me potent politika nuk ka. E prej asaj dite, Shullazi eshte ne burg… (qe nuk do jete gjate se Arta Marku nuk eshte rsatesisht aty)
Po keshtu edhe me Habilajt. U be PD monument ne konferenca shtypi e deklarata duke i denoncuar, derisa nje dite Rama i dorezoi. Nuk po them per Tahirin, se ate PD e ka permendur ne mbi 1300 konferenca shtypi, deklarata dhe fjalime per 4 vjet. Me shume se kaq, zor se do rezistonte. Po sa me i forte detyrimi i Rames, aq me shume rezistohet.
E njejta situate edhe me Beqjen e koncensioneve. Nese do gjendej numri i konferencave dhe deklaratave kunder tij, mesiguri qe numri do ishte me 4 shifra.
Dhe sic e do zakoni, qe sa me i madh zullumi aq me shume rezistence ben Rama, edhe Beqjen e mbrojti deri en nje moment dhe e flaku.
Pastaj erdhi Agron Xhafa.
Nese nuk do kishte fole PD kunder tij, ende ai sot do bente trafikun e droges ne Vlore, dhe ende Rama do mburrej qe ka Ministra e deputete te palidhur me krimin.
Nuk po i permend denoncimet e Ndok, Preng, Frrok, Rrosh etj, se ajo eshte lemeri kombetare.
Dhe me e fresketa e goditjeve qe ka bere PD, eshte kjo me banden e Bajrajve.
U desh piskama e PD me konferenca e denoncime, madje u detyrua PD te marre rrugen deri ne Shkoder e te mbledhe deputetet aty, per te bere Policine te vendoste gur ne zemer e te ndante PS e Shkodres, Ditzi Bushatin, Harushen etj, me banden e Bajrajve.
Sepse ky eshte parimi i pushtetit.
“Bej ç’te duash, ne do te mbrojme. Nese zbulohesh, atehere nuk njihemi me…”

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ