Urdhera, qe as rregjimi i kaluar nuk guxonte t’i leshonte, per mbijetesen e Check up-it famekeq dhe te “vdekur”tashme!

3

Ne nje postim ne rrjetin social te fb-se, deputeti i PD-se qarku Gjirokaster Tritan Shehu ka denoncuar urdherat skandaloze per check up-in.                                                              Ja postimi i tij i plote:                                                                                          Urdhera, qe as rregjimi i kaluar nuk guxonte t’i leshonte, per mbijetesen e Check up-it famekeq dhe te “vdekur”tashme!
Nje urdher absurd ky, qe kerkon tu percaktoje mjekeve “normen komuniste” per numrin e qytetareve per Check up.
Dhe kjo kryhet me nje ton kercenues dhe arrogant, qe nen kupton deshtimin e plote te kesaj procedure me kosto shume te larte dhe pa rentabilitet klinik, por me nje nivel korrupsioni te tej skajshem.
Mbasi dhe mosha e atyre qe duhet ta realizojne u zgjerua deri ne 70 vjec, mbasi po perdoren nje sere formash presioni mbi qytetaret dhe mbi personelin mjeksor, te gjitha pa sukses, tashme leshohen dhe te tilla urdhera anti ligjore.
Nderkaq nga buxheti i shtetit vazhdon te paguhen per kete Check up miliona Euro, per pune te pa realizura, fiktive, investime te munguara etj, ndersa shendetesia jone eshte nen nje varferi Afrikano Qendrore.
Me keqeardhje e theksoj se cfare une parashikova qe me dhjetor te vitit 2014 per kete procedure “sui generis”, u vertetua plotesisht me tej ne praktike.
Me poshte po publikoj nje prej urdherve te tille, te pa ligjshem, ofenduese e denigruese per mjeket, nga nje drejtor, por qe sigurisht nuk eshte i vetmi dhe as jashte nje direktive te pergjitheshme.

Fotografia e Tritan Shehu
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ