
Dhuna në familje nuk ka të ndalur në Përmet.
Tre ditë pas rastit të fundit ku një nënë 77 vjecare u masakrua nga i biri i saj 46 vjec, sot një tjetër rast ka ndodhur në këtë qytet.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet, kanë ndaluar Gazmir Duron 48 vjeç. Ndalimi i tij erdhi pas kallzimit të depozituar në Komisariatin e Policisë nga bashkëjetuesja e tij M.K. Në deklarimin e saj, e dhunuara ka pohuar se rasti më i fundit i dhunës ka ndodhur për motive të dobta në banesën e saj.
Kaq ka mjaftuar në prangosjen e 48 vjecarit Duro. Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet për veprime të mëtejshme.