Luftetari fiton dhe i largohet fundit te tabeles

3

U desh vetem nje gjuajtje e sakte brenda zones e Rapos, qe Luftetari te fitoje ndeshjen e radhes me Kamzen, duke i lene “stafeten” e fundrenditjes krutaneve te Kastriotit. Ndeshja e sotme nisi me aksione te vazhdueshme nga gjirokastritet, ku Milosavljev, Shkurtaj dhe Rapo “tabeluan” porten mike, por me shenjestrim jo te sakte. Ne vazhdueshmerine e lojes pati nderhyrje te gabuara dhe si pasoje edhe kartona te verdhe per Licaj dhe Rapo per gjirokastritet, si dhe  Malaj per kamzalinjte.

Pjesa e pare mbyllet me rrjeta te paprekura. Pjesa e dyte, nis me sulme nga te dy ekipet, ku serbi Milosavljev dhe Ymeraj per Luftetarin dhe Mehmeti per Kamzen tregohen te pasakte para portes. Ishte minuta e 68 ajo qe ndryshon rezultatin ne favor te Luftetarit, ku pas nje krosi te vlonjatit Licaj drejt Shkurtaj, ky i fundit i’a “servir” Rapos qe godet sakte dhe 1-0 per ekipin gjirokastrit. Kaq mjaftoi qe tashme loja te ishte nen “frenat” e Luftetarit, ku me pak kujdes mund te dyfishonte rezultatin e ndeshjes.

Pas javes se 7 Luftetari tashme me 6 pike i largohet fundit te tabeles duke lene pas Kastriotin me 4 pike. Javen e ardhshme mysafir ne Gjirokaster do te jete ekipi i forte i Skenderbeut.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ