“Rreshqet” kryeministri, kerkon rivendosjen e ligjit te “Agjitacion e propagandes”

3

Ne nje postim ne fb, deputeti i PD qarku Gjirokaster Tritan Shehu denoncon “rreshqitjen” e kryeministrit per rivendosjen e ligjit 55 te “Agjitacion propagandes antirregjim”.            Ja postimi i plote i tij :                                                                                              Kryeministri kerkon te rivendose Nenin 55 te “Agjitacion e Propagandes antirregjim”.
Me shume shqetesim degjova Kryeministrin kur deklaron me kercenim se do te propozoje nje pakete ligjore “antishpifje”!
Kunder shpifjeve ne legjislacionin tone ka disa nene, ne kodin penal, civil etj, qe mund te aplikohen lehtesisht.
Une nuk jam nga ata, qe e perdor kete “instrument”, perkundrazi mund ta kem “vuajtur” mbi kurrizin tim disa here.
Por megjithate e them qartesisht qe shkaterrimi i vendit tone, i demokracise sone, te ardhmes sone nuk po ndodh per shkak te “shpifjeve” ndaj pushtetit.
Ai po ndodh nga “zullumet” qeverisese, aroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca ne drejtim, pa barazia ne perzgjedhje larg meritokracise etj etj si keto- Keto jane problemet e medha te vendit!
Ajo qe mua me shqeteson me shume eshte fshehja e te vertetes, frika apo hezitimi qytetar per te denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.
Pa asnje dyshim qofte edhe kerkesa apo mendimi per te rivendosur keshtu “Nenin 55” eshte nje reagim atavik, flet per friken ndaj te vertetes, eshte nje tentative per te shtuar edhe nje “dry” me shume per heshtjen shoqerore e publike.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ