VIDEO/Vrasja në Rabie, Apeli lë në burg babë e bir pa asnjë provë bindëse

3

Ngelen në burg Hetem dhe Dino Muhaj, të akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj më 6 shtator të këtij viti në fshatin Rabije në Tepelenë.

Gjykata e Apelit në Gjirokastër, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit ku i lë pas hekurave at e bir. Gjyqtari i seancës në Apel, Izet Sala, pasi ka dëgjuar pretendimet e avokatit të të pandehurve Tahir Novi dhe pas reagimit të prokurorit të Apelit Gjon Fusha, la në fuqi vendimin e shkallës së parë masën “arrest në burg”.

Pas seancës avokati Novi, hedh dyshime për proceduart e ndjekura deri më tani dhe shprehet se nuk ka asnjë provë që të implikojë drejtpërdrejt apo indirekt klientët e tij në vrasjen e Alket Muhos.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ